• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta basisti i Bon Jovi

-Instant, Paparazzi, Slider



Basisti i Bon Jovi, Alec John Such ka ndërruar jetë në moshën 70 vjecare.

Grupi fitues i çmimit Grammy njoftoi vdekjen e Such të dielënpërmes një deklarate në Twitter. Ata nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.

“Ne jemi të lënduar pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such,” u shprehën ata. ” Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit.”

“Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij – Ai ishte një mik fëmijërie i Tico (Torres, baterist) dhe solli Richie (Sambora, kitarist dhe bashkë-kantautor) për të na parë të performonim. Aleku ishte plot jetë . Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë”, shkruante grupi.

Grupi ndau gjithashtu një video homazh, duke shfaqur një performancë të drejtpërdrejtë të këngës së tyre të vitit 1988 “Blood On Blood”, tme foto dhe pamje nga vitet e Such me shokët e tij të grupit, duke përfshirë këngëtarin Jon Bon Jovi dhe tastieristin David Bryan.

“Tani për shokët e mi të grupit, ne kemi kaluar shumë momente të mrekullueshme së bashku dhe unë thjesht i dua ata për vdekje, gjithmonë do i dua”, dëgjohet të thotë Alec në një klip të ri, duke shtuar në një tjetër: “Band Bon Jovi është padyshim një familje.”

I lindur më 14 nëntor 1951, në Yonkers, Nju Jork, basisti u kërkuar nga Bon Jovi dhe Bryan për të formuar grupin në 1983. Ai u largua më vonë në 1994 dhe u zëvendësua nga Hugh McDonald.

Such dhe Sambora u ribashkuan me grupin në shkurt 2018, kur u futën në Rock and Roll Hall of Fame./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *