• |
ide | kryesore

“Ofertë arkaike”: Federata i propozon paga qesharake, lojtarët e Kanadasë bëjnë grevë e anullojnë miqësoren

-Instant, Sport



Miqësorja e Kanadasë kundër Panamasë u anulua pak orë para fillimit për shkak të një greve të lojtarëve amerikanoveriorë, të pakënaqur me kushtet e pagave të ofruara nga federata e tyre në një marrëveshje të re kolektive. Federata Kombëtare, Canada Soccer, ka konfirmuar në Tëitter anulimin e këtij takimi përgatitor për Botërorin e fundvitit në Katar, për të cilin “Canucks” janë kualifikuar, 36 vite pas pjesëmarrjes së tyre të parë në këtë event. Kombëtarja kanadeze ka deklaruar se refuzoi kushtet e një kontrate të re të ofruar nga federata e tyre të enjten e kaluar.

“Canada Soccer priti deri në mbrëmjen e 2 qershorit për të paraqitur një ofertë arkaike dhe sekretari i përgjithshëm dhe presidenti i federatës u vunë në dispozicion për herë të parë për të kontaktuar lojtarët vetëm më 4 qershor në orën 16 – shpjeguan lojtarët – Për këto arsye, vendosëm zemërthyer që të mos luajmë ndeshjen kundër Panamasë. Është koha të mbajmë qëndrim për të ardhmen e futbollit në Kanada”.

Federata Kanadeze e Futbollit përmes presidentit të saj, Nick Bontis, tha se ishte “shumë e zhgënjyer me vendimin e lojtarëve për të refuzuar të luajnë. Canada Soccer ka punuar në mirëbesim me lojtarët për të gjetur një zgjidhje që është e drejtë për të gjithë. Ne besojmë se kemi paraqitur një ofertë të drejtë për lojtarët”.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi e Kanadasë që anulohet në javët e fundit: e para ishte ndeshja miqësore e planifikuar me Iranin, një tjetër kombëtare e kualifikuar në Kupën e Botës, pas fjalëve të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i cili kishte përcaktuar takimin një “ide të keqe” për familjet e pasagjerëve që vdiqën në rrëzimin nga iranianët të fluturimit të Ukraina Airline, i cili u nis nga Teherani në janar 2020. Tetëdhjetë e pesë nga njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë viktimat ishin kanadezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *