• |
ide | kryesore

Rusia kërcënon vendet e Ballkanit që ndaluan fluturimin e Lavrovit

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Lajmi se Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Mali i Zi kanë ndaluar fluturimin e avionit të shefit të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, ka tronditur Moskën zyrtare.

Ndërsa BE-ja dhe NATO e mirëpritën vendimin e tri shteteve anëtare për t’ia ndaluar fluturimin Segej Lavrovit për në Beograd, reagimet në Moskë ishin të ndryshme.

Lavrov ishte paraparë të vizitonte Beogradin më 7 qershor, por sipas Reutersit, vizita e tij tashmë është anuluar.

Drejtori i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës “Roskosmos”, Dimitri Rogozin, përmes Twitterit shprehu zemërimin e tij ndaj katër vendeve dhe u dërgoi një mesazh kërcënues me një fjalë “Sarmat”, që është emri i raketës së fuqishme balistike të Rusisë. 

Ai ka shkruar një mesazh në Twitter me përmbajtjen, të cilën mediat e kanë përkthyer si kërcënim për këto vende.

“Ajo që është e mirë është (raketa) ‘Sarmati’? Ajo nuk do të kërkojë pëlqimin për fluturim nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët”, ka shkruar Rogozin.

Në fakt, ai shpesh përmend raketat balistike në paraqitjet e tij në Twitter. Në një rast, ai uroi Perëndimin për Vit të Ri me një babadimër pranë raketës balistike “Topol M”.



3 Comments

  1. Dërr lëkuretrashe uralo-siberian.
    Kur të sillni djevoçkat si dikurë që shiteshin nga 500 marka.
    Më lire se dhitë.
    Nga serbija kalonin edhe atere…
    Kurvat meshkuj si lavrovka dhe shoqet e tijë…
    Të shkojnë në Ukrainë po uambajti vrima e qelbure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *