• |
ide | kryesore

Seferi, goli i parë kuqezi: Shqipëria shtang Islandën në Reikjavik

-Instant, Sport



Në Islandë, aty ku Shqipëria nuk ka fituar kurrë më parë, skuadra e Edoardo Rejas kalon në avantazh, në debutimin e saj në Nations League. Mungesat e shumta nuk e kanë penguar formacionin kuqezi të godasë në minutën e 30 me Taulant Seferin. Sulmuesi i Tiranës, i rikthyer në kombëtare, shënoi golin e parë me fanellën kuqezi, duke përfituar nga një pasiguri e portierit islandez, pas goditjes së Abrashit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *