• |
ide | kryesore

Shqipëri dha paketën më të ulët të ndihmës në Rajon për krizën e çmimeve, pas Malit të Zi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se paketat e ndihmës për përballimin e krizës, të dhëna deri në fillim mars 2022, ishin më të lartat në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Në këtë përllogaritje është shkëputur mbështetja që vendet kanë dhënë për sektorin e energjisë.

Paketa që përfshin mbështetjen kundër krizës së ushqimeve në Shqipëri ishte sa 0.3% e PBB-së, ndërsa në Maqedonia e Veriut kishte paketën më të madhe antikrize me 3.6 për qind të PBB, ku një pjesë e saj 1.5 % ishte në formën e përjashtimeve nga taksat, 03% përfitime sociale dhe 1.9 për qind subvencione të drejtpërdrejta.

Serbia akordoi 2 % të PBB për paketën e krizës së çmimeve ku 1 për qind ishin pagesa sociale dhe 1 % përjashtime nga taksat. Kosova dha gjithashtu 0.7% të PBB-së së saj ku, o.3 % ishin subvencione dhe 0.4% e PBB-së ishin transferta sociale.

Mali i Zi dha vetëm 0.2% të PBB-së, ku 0.1 ishin transferta sociale dhe 0.1% të PBB-së ishin subvencione. Bosnja dha 0.6% të PBB-së ku 0.1 % ishin transferta sociale dhe 0.3 ishin subvencione.

Edhe gjatë pandemisë Covid -19 Shqipëria kishte vlerën e më të ulët të paketave në ndihmave në raport me PBB-në.

Qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale gjatë pandemisë dhe tani gjatë krizës së çmimeve të larta që veprojnë si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur rënien ekonomike dhe duke mbrojtur shtresat e varfra.

Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% të PBB. Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulëta duke zënë vetëm 1% të PBB-së.

Rritja e paprecedentë e çmimeve fillimisht nga pandemia Covid -19 dhe së fundmi nga lufta në Ukrainë në afatshkurtër po jep efekte pozitive në të ardhurat e buxhetore, por nga ana tjetër po ndikon në përkeqësimin e nivelit të jetesës në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Gjatë periudhës janar-prill 2022 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin rreth 300 milionë euro më të larta se e njëjta periudhe e vitit të kaluar dhe rreth 100 milionë euro më shumë se plani i periudhë.

Qeveritë kudo në botë edhe në vendet më të zhvilluara të Europës, janë duke aplikuar një format rishpërndarje te të ardhurave publike që targeton më të varfrit.

Qeveria e Shqipërisë në mars të këtij miratoi një paketë rezistence rreth 5 miliardë lekë, e cila i shërbeu indeksimit të pensioneve që në fakt është detyrim ligjor për çdo vit normal. Ndërsa rreth 1.8 miliardë lekë u shpërndanë në disa shtresa pensionistësh si një mbështetje 3 mijë lekë në muaj për tre muaj, mars, prill, maj 2022.

Të ardhurat që qeveria shqiptare grumbulloi më shumë se vitin e kaluar janë 7 herë me të larta se paketa e rezistencës prej 5 miliardë lekësh për të ndihmuar shtresat në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve./Monitor

https://www.monitor.al/shqiperi-dha-paketen-me-te-ulet-te-ndihmes-ne-rajon-per-krizen-e-cmimeve-pas-malit-te-zi/

 



3 Comments

  1. Si gjithmone te paret ne te keqija e te fundit ne te mira . Rrofte sekti mavi . rrofte palloshi dhe kurvat qe i servilosen nga pas .

  2. Çdo popull e meriton qeverine qe ka,po çkusur ka te digjet i njomi me te thatin?
    Duke mos dashur te mallkoj popullin tin,ku pa dyshim bej pjese dhe jam pergjegjes pak a shume i kesaj klime,i ketij ambienti,shpresoj me gjithe shpirt te hapi syte dhe te permendet per kete realitet te dhimbshem ku jetojme.Dhe nuk po flas ketu per realitetin me te larte,ate spiritual,por thjesht te shohe me qarte llumin ku eshte zhytur kjo shoqeri,negativitetin qe eshte shnderruar ne mjedisin ku frymojme dhe rrisim femijet,padrejtesite qe behen çdo momement,varferine qe eshte ulur kembekryq dhe ti thote boll më demagogjise dhe servilosjes.
    Thjesht te doje dhe te kete respekt per veten,vetem atehere ky popull do kete dinjitet dhe prosperitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *