• |
ide | kryesore

Shqipëria për një tabu, fitore në tokën ku kemi vetëm disfata: ja gjithçka duhet të dini për ndeshjen në Islandë

-Instant, F1, Sport



Shqipëria do të bëjë në mbrëmje debutimin në Nations League, pas pauzës së të enjtes për shkak të përjashtimit të Rusisë nga grupi. Kuqezinjtë e Edoardo Rejas e kanë të qartë se pikërisht nga ky kompeticion kalon rruga më e shkurtër për tu prezantuar edhe njëherë në finalen e një Europiani, për herë të dytë pas asaj të 2016.

I ndikuar nga disa mungesa, si ajo e Brojës, Uzunit, Bares, Laçit apo Manajt, trajneri Edi Reja deri një ditë përpara ndeshjes mendohet që të luajë me një formacion me zgjedhje të limituara. Në portë i besohet eksperiencës së Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja me një rreshtim me pesë, ku bëjnë pjesë Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti dhe Hysaj. Përpara tyre dhe në mesfushë mbetet një dilemë se kush do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin, Nedim Bajrami apo Endri Çekiçi. Ndërkohë, në sulm italiani pritet që t’i besojë dyshes Cikalleshi-Seferi në ndeshjen që do të luhet sonte në orën 20.45.

Date Match Result Score Competition
30 May 1990 Iceland v Albania L 2-0 UEFA European Championship
26 May 1991 Albania v Iceland Ë 1-0 UEFA European Championship
31 Mar 2004 Albania v Iceland Ë 2-1 International Friendly
12 Oct 2012 Albania v Iceland L 1-2 FIFA Ëorld Cup
10 Sep 2013 Iceland v Albania L 2-1 FIFA Ëorld Cup
08 Jun 2019 Iceland v Albania L 1-0 UEFA European Championship
10 Sep 2019 Albania v Iceland Ë 4-2 UEFA European Championship

Një barazim në debutim, që pavarësisht se nuk përligjte idenë fikse të Islandës, ka lënë shije pozitive te tekniku Vidarsson, që synon të përmirësojë rezultatin në ndeshjen me Shqipërinë. Kundër kuqezinjve statistikat avantazhojnë islandezët që në shtëpi nuk janë mundur kurrë nga të besuarit e Rejas: “Duhet të vazhdojmë të paraqitemi siç kemi bërë ndaj Izraelit. Ishte një ndeshje shumë e mirë, katër gola dhe shumë raste, kjo është ajo që njerëzit duan të shohin. Shqipëria është një skuadër e fortë, por edhe ne jemi gjithashtu. Duhet të përdorim karakteristikat tona, për tiu imponuar një skuadre të organizuar” the tekniku i Islandës para ndeshjes, duke tentuar të karikojë skuadrën e tij që nuk e ka zhgënjyer asnjëherë në shtëpi përballë kuqezinjve, duke fituar 3 në 3 ndeshje. Vidarsson e ka të qartë se kjo është një skuadër në ndërtim.

Trajneri i Islandës nuk ka ndërmend të ndryshojë formacionin e atyre që barazuan me Izraelin edhe kundër Shqipërisë. Megjithatë, qendërmbrojtësi Brynjar Ingi Bjarnason u zëvendësua pas pjesës së parë dhe është e paqartë nëse dëmtimi luajti një rol në këtë zëvendësim, ndërsa Hakon Arnar Haraldsson u detyrua të largohej me një dëmtim 12 minuta nga fundi i ndeshjes. Ashtu si veproi të enjten, David Kristjan Olafsson është gati të zëvendësojë Bjarnason në katërshen e mbrojtjes nëse është e nevojshme, ndërsa Aron Elis Thrandarson mund të zëvendësojë këtë të fundit në qendër të mesfushës.



1 Comment

  1. Po keta kurvat e RTSH-se, nuk do e japin ndeshjen me Islanden. Taksen e marrin plehrat!

    Yyyyyyyyy vend talebanesh qe nuk do beje hajer ndonjehere. Race muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *