• |
ide | kryesore

“T’i thyej këmbët”. Pas kërcënimit, Haaland i festoi në fytyrë Milosevic: “Më quajti ku**ë”

-Instant, Sport



Falë dygolëshit të tij, Norvegjia fitoi derbin skandinav të Ligës së Kombeve kundër Suedisë dhe pas golit të dytë Erling Haaland festoi para Aleksandër Milosevic. Një gjest që sulmuesi i ri i Manchester City e shpjegoi në fund të ndeshjes. “Së pari më quajti ku**ë dhe mund të siguroj se nuk jam – tha ai për TV2 – dhe më kërcënoi se do të më thyente këmbët. Pastaj një minutë më vonë shënova.”

Akuza të ashpra që mbrojtësi i AIK-ut i hedh poshtë. “Është shumë e vrazhdë ajo që tha, sepse unë nuk flas norvegjisht dhe ai nuk flet suedisht, kështu që nuk e di se si mund të kishim komunikuar – u mbrojt ai – unë nuk flas anglisht në fushë, kështu që është për t’u habitur që ai thotë gjëra që nuk i kam thënë kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *