• |
ide | kryesore

Video/ Gara për mbretin e golave: Messi bën pesë në një miqësore, Ronaldo forcon kryesimin

-Instant, Sport, Video



Pavarësisht nëse është një ndeshje vendimtare apo një ndeshje e thjeshtë miqësore kundër një kundërshtari shumë modest, nuk ka ndonjë ndryshim të madh për Lionel Messi, që shtyhet përpara në kërkim të një kontakti me rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo për fronin e mbretit të golave. Kështu, edhe të dielën e qershorit, kampioni i PSG-së gjeti mënyrën për të përfunduar në kopertinë duke shënuar 5 gola në një ndeshje miqësore ndaj Estonisë, të luajtur në Pamplona të Spanjës.

Messi shënoi në minutën e 9-të me penallti, më pas përfitoi nga një asist i Papu Gomez në minutën e 45-të. Trisi mbërriti në fillimin e pjesës së dytë, pas pasimit të Molinës, ndërsa më pas erdhi një tjetër dygolësh në 71′ dhe 76′.

Me pesë golat e shënuar ndaj Estonisë, Messi bën një kapërcim të madh në renditjen e golashënuesve më të mirë me kombëtaret dhe kërcen në këmbët e podiumit (86 gola). Në krye, rrit kryesimin Cristiano Ronaldo, i cili ka arritur në kuotën 117 falë dygolëshit të shënuar ndaj Zvicrës. Pas portugezit janë iraniani Alì Daei (109) dhe malajziani Mokhtar Dahari (89).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *