• |
ide | kryesore

Video/ Sherr mes Richarlison e Vinicius Jr: kaos te Brazili, Neymar evitoi grushtat

-Instant, Sport, Video



Fitorja e zhurmshme 5-1 në miqësoren kundër Koresë së Jugut nuk duket se ka sjellë shumë qetësi në grumbullimin e Brazilit. Dy nga yjet e shumtë të Selecaos, Richarlison dhe Vinicius Jr, pothuajse u kapën me grushte gjatë një seance stërvitore në përgatitje para ndeshjes kundër Japonisë. Ndërhyrja e shokëve të tij, Neymar i pari, ishte e nevojshme për të ndarë dy sherrxhinjtë.

Jo gjithçka shkoi mirë në stërvitjen e Brazilit përpara ndeshjes miqësore të sotme kundër Japonisë, të fituar 0-1 në Stadiumin Olimpik Kombëtar të Tokios. Në fakt, Richarlison dhe Vinicius Jr patën një grindje të ashpër gjatë nxemjes. Aq i ndezur ishte konflikti saqë disa shokë të skuadrës u desh të ndërhynin për t’i ndarë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Të dy janë fotografuar teksa sulmuesi i Evertonit kapi yllin e Real Madridit nga fanella.

Shokët e skuadrës, përfshirë kapitenin e Selecaos, Neymar, ish-mesfushorin e Lyonit, Lucas Paqueta dhe veteranin Dani Alves, u futën shpejt mes tyre për t’i ndarë dhe për të rivendosur qetësinë. Por ky veprim, siç shihet edhe nga pamjet, duket se e ka inatosur më tej Richarlison, ku Neymar është detyruar t’i vendosë duart në qafë. Në fund, dy “grindavecët” janë larguar nga njëri-tjetri dhe të dy kanë shkuar vecmas në dhomat e zhveshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=ew-sMgcu6vg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *