• |
ide | kryesore

Zgjedhja e Presidentit të ri përplas Metën me Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, cunguar, pd, territoriale, zgjedhjet



Firma rrufe që presidenti i Republikës Ilir Meta hodhi për të mos e vonuar zgjedhjen e pasardhësit të tij në këtë detyrë duket se ka krijuar qejfmbetje mes tij dhe aleatit të vjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha këmbënguli edhe atë ditë se firmosja e Metës në Stamboll është një shkelje e Kushtetutës. Pas kësaj reagoi Presidenca që tha se ishte respektuar ligji dhe se aktet ishin shqyrtuar në Tiranë dhe se nuk kishte asnjë pengesë për të penguar procesin.

I pyetur për këtë qëndrim të presidencës, Berisha nuk e fshehu ironinë.

“Ai më ngjau mua me Ali Pashën, kokën në Stamboll dhe trupin në Janinë” – tha Berisha në oborrin e parlamentit.

Përgjigjen Meta ia ka dhënë pak minuta më pas në Syri Tv.

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin per Begaj, eshte e drejte e tij. Nese ka njeri ne kete toke me koherent ne mbrojtje te Kushtetutes, me falni per modestine, por ai eshte Ilir Meta.

Procedura e ndjekur ka qene e qarte dhe plotesisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes.Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll.

Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dergua elektronikisht ne Tirane. Cdo veprim i imi ka qene ne perputhje me Kushtetuten dhe ne perputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *