• |
ide | kryesore

15-vjeçari ukrainas shpallet hero/ Përdori dronin lodër kundër ushtrisë ruse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 15-vjeçar ukrainas, i cili përdori dronin e tij lodër për të ndihmuar forcat e armatosura të lokalizojnë dhe shkatërrojnë një autokolonë të madhe ruse që kërcënonte Kievin në ditët e para të luftës është konsideruar një “hero i vërtetë i Ukrainës”.

Andrii Pokrasa që jeton në periferi të kryeqytetit ukrainas, iu ofrua vetë ushtrisë për t’i ndihmuar ata të gjenin autokolonën, e cila po fshihej përgjatë autostradës E40 midis Kievit dhe qytetit Zhytomyr. Pokrasa kishte blerë një mini-dron vitin e kaluar dhe ishte një pilot shumë i aftë i tij.

I mituri përcaktoi koordinatat e tankeve dhe fiksonte foto të tyre, të cilat babai i tij ia përcillte ushtrisë ukrainase përmes rrjeteve sociale. Disa minuta më vonë, artileria ukrainase sulmoi autostradën pranë zonës Berezivka dhe e bllokoi atë afërsisht 23 milje larg nga qendra e Kievit.

“Pokrasa ishte i vetmi që kishte përvojë me dronë në atë rajon” – tha Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale duke shtuar: “Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës”. ©LAPSI.al

Andrii Pokrasa, a 15-year-old boy who lives on the outskirts of the Ukrainian capital, was approached directly by the military to help them find the convoy using a drone Wreckage of an obliterated Russian convoy is pictured lying along the E40 highway between Kyiv and Zhytomyr. Andrii Pokrasa's drone piloting skills helped the Ukrainian army to pinpoint and destroy several Russian tanks and armoured vehicles headed for Kyiv Pokrasa took his drone into a nearby field under cover of darkness and successfully obtained photos and GPS co-ordinates of oncoming convoys This is one of the many images taken of various different Russian armoured vehicles from Pokrasa's drone Pokrasa is pictured practicing with his drone

This screen grab taken from a drone video shows the remains of a Russian convoy on the E40 highway near Berezivka, where Pokrasa was operating his drone



9 Comments

    1. O CovIdjot Funksional po ukrainasit çfarë janë? Muzhikë njësoj si rusët o Dell me nyje!Po ne këtë rast ata janë me Sorrat ndërsa Rusia me veten e vet! Le te hane mut tani mqs e kruajten me Rusinë.

      1. Rusise i mjafton ti. Me ty do ta fitoje luften. Mbetje bolshevike proletare pa bosht si ti jane te dobishem per cdo mbeturine njerezimi, gjithmone!

  1. Ashtu si me atepikotin fantazme qe rrezoi dhjetra avion rus. Vetem genjeshtra jepni o vari karsa. Muzhiket do e shpetojne Boten nga homoseksualet me tanga te LGBT Sorrosiane

    1. Ore paska qene e thjeshtë pse harxhojnë gjithë ato dollarë për drona të shtrenjtë ja Partizani vogël Velo ja qiu nënën Putinit. Bashkë me djalin 10 vjeçar të Zheles do drejtojnë ushtrinë nazikraine nga fitorja në fitorje!🙈🙉🤣

  2. Edhe nje 15 vjecar gjen kohe te luaje me drone dhe te shkaterroje ushtrine e madherishme sovjetike, me aq lehtesi ,se sa teluaje nje loje kompjuteri. Sa poshte kane rene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *