• |
ide | kryesore

Alibia e Rejas, në pesë emrat e munguar në Islandë: kundër Izraelit, italiani shpreson të rigjejë dy

-Instant, Sport



Intensitet, cilësi, vizion loje, shpejtësi e driblim: karakteristika të gjitha të munguara në mbëmjen e Reikjavikut, atë në të cilën ngushëlluese ishte vetëm pika e marrë. E të gjitha këto kombëtarja e Edoardo Rejas mund ti gjente me organikën e plotë, atë të zakonshme, të thirrur nga italiani në ditët e tij të menaxhimit. Bare, Laçi, Uzuni, Manaj e Broja të gjithë të munguar në apel, do ta kishin transformuar performancën e kuqezinjve ekzaktësisht në atë që skuadra kishte nevojë për të bërë diferencën në fushë kundër Islandës së Vidarsson.

Përpara është e qartë se patëm humbjen më të madhe. Vetëm dy tentativa në 90 minuta, mungesë koherence, zero feeling mes sulmuesve dhe më shumë se kurrë paaftësi për të kaluar kundërshtarin në një kundër një. Broja do të garantonte shpejtësi manovre, kundërsulm blitz dhe superioritet numerik me kalimin e mbrojtësit në markaturë. Kombëtarja deri tani nuk e ka patur kurrë një problem të tillë, sepse edhe Uzuni e Manaj, ndonëse jo me përqindjen realizuese të shkodranit të Southampton, janë të rrezikshëm në driblime dhe janë factor në krijimin e shumë rasteve të shënimit.

Mungoi shumë në fakt finesa e Bares, që bashkë me prezencën super të Abrashit do të kishin qenë mjaftueshëm për ti dhënë qetësi edhe Gjasulës dhe për të nisur aksionet e rrezikshme të sulmuesve. Nëse do të kërkohej frymë për të përballuar fizicitetin e kundërshtarit, Laci do të ishte arma e duhur për të mos humbur sasi e cilësi.

Kështu, duhet pranuar se Shqipëria e vërtetë nuk është ajo e shfaqur në Reikjavik dhe nuk jemi një kombëtare që mund ti lejojë vetes mungesën e 4-5 titullarëve dhe të mos e ndjejë. Edhe ndaj Izraelit të gjithë nuk do të jenë, por ndoshta Broja po e bashkë me të edhe Uzuni, pastaj duhet bërë një vlerësim për performancën e kuqezinjve të Rejas, në ambicjen e tyre për një vend të parë në Grupin 2 të Ligës B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *