• |
ide | kryesore

Avioni grek shuajti zjarrin, Ministria e Mbrojtjes: S’ka më asnjë vatër aktive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 4 ditësh nën ‘pushtetin’ e flakëve në ishullin e Sazanit janë neutralizuar vatrat e zjarrit falë ndihmës së avionit grek. Sipas njoftimit, për të neutralizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë angazhuar 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije, ndërsa mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri.

Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje shteti fqinj Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për të cilin Ministria e Mbrojtjes shprehu mirënjohje.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë. Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll, ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë.

Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës. Në operacionin që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident.

Falenderime të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetjen, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair.



6 Comments

  1. Dje thoshin qe ” Jo me, ska nevoje per avione” se e fikim me shurre. Sot, paska patur nevoje per avion. A ju qifsha robt nga i pari tek i fundit ne ate qeveri bordello.

  2. Lexojeni deklaraten e Peleshit dhe fukusohuni te paragrafi i dyte per te kuptusr se ku fle lepuri i zjarreve te qellimshme.
    Peleshi ka deklaruar se mënyra se si veprohet në rastet e emergjencës janë që fillimisht reagon pushteti vendor, kur shteron kapacitetet i drejtohet pushtetit qendror, hallka e radhës është mekanizmi europian dhe i fundit kontaktimi i kompanive private.
    Ai ka sqaruar se po nisen procedurat për një marrëveshje afatgjatë, në mënyrë që mjetet të jenë të gatshme sa herë që të lindë nevoja, dhe sigurisht edhe me çmime më të favorshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *