• |
ide | kryesore

Ballkani i Hapur si “armë” e Rusisë kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Bllokimi i hapësirës ajrore për Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov që planifikoi të vizitonte Beogradin nga data 6 dhe 7 Qershor u bë shkak që ai të zbulojë qartësisht se çfarë projekti përkrah Rusia në Ballkan.

Në konferencën për median shtetërore “Rusia 24”, Sergei Lavrov nuk la hapësirë për keqkuptime kur tha se projekti i Ballkanit të Hapur mbështetet qartësisht nga rusët, të cilët e konsiderojnë këtë një nisëm të Serbisë.

Lavrov e dënoi mbylljen e hapësirës ajrore nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “të paprecedentë” dhe të imponuar nga perëndimi.

Sipas tij, ata që luajnë fijet në Bruksel donin të pengonin Rusinë që të shprehte mbështetjen për Ballkanin e Hapur.

“Duket se ata që luajnë fijet në Bruksel nuk donin në asnjë mënyrë të na jepnin një platformë, ku ne të konfirmonim në kryeqytetin e Serbisë pozicionin e Rusisë mbi problemin e Kosovës dhe problemin e Bosnje Hercegovinës. Ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes vendeve të rajonit” tha Lavrov gjatë konferencës për mediat.

Sipas Lavrov, NATO dhe Bashkimi Europian duan “ta kthejnë Ballkanin në një projekt të quajtur Ballkani i mbyllur”.

Deklaratat vijnë pas refuzimit të Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian dhe të vendeve të tjera ballkanike ndaj Rusisë.

Nuk është hera e parë që Ballkani i Hapur thuhet se e ka origjinën në Beograd, por për herë të parë projekti i shërben Rusisë si argument kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Më herët, zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE nuk kanë qenë kundër nismave rajonale, por qëndrimi i tyre ka qenë gjithnjë për Procesin e Berlinit.

Ai që ka tentuar të manipulojë me qëndrimet e SHBA dhe BE për Ballkanin e Hapur deri më sot ka qenë Edi Rama. Në një status të vitit 2018, Rama i referohej deklaratave të një zyrtari të lartë të qeverisë gjermane kur shkruante në Tëitter:

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!”

Po ashtu, edhe në vizitën që bëri në shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama shprehej se SHBA ishte pro Ballkanit të Hapur.

“Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar plotësisht ‘Ballkanin e Hapur’, është 100 % në mbështetje të tij” u thoshte kryeministri gazetarëve.

Pengimi i vizitës së Lavrov për në Beograd, për ta ndalur zyrtarin e lartë rus të japë mbështetjen për një projekt të shumëdebatuar në Ballkan, e komplikon akoma më shumë iniciativën.

Hapja e dyerve për interesat ruse ka qenë një akuzë e hershme që i është bërë projektit të Ballkanit të Hapur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Moska dhe Pekini do të depërtonin më kollaj në një rajon pa kufij përmes Serbisë.

Njësoj edhe Gjukanoviç i Malit të Zi e ka kundërshtuar nismën, që sipas tij tenton të vendosë hegjemoninë serbe në rajon. “Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje”, ka thënë Gjukanoviç.

Ndërkohë, në takimin e Ohrit që mbahet këtë të martë, dyshja Vuçiç-Rama kanë arritur një fitore jo të vogël. Bashkë me ta, në takim do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç./Lapsi.al

 



24 Comments

  1. Ajo dihet se cfare projekti eshte dhe kush eshte iniciator. Menjeher sapo u firmosen ne Durres aktet e para te Balkanit te Hapur Vuçiç udhetoi te nesermen per ne Moske ku firmosi aderimim e Serbise ne Unionin e Euroazise, i cili udhehiqet nga Rusia. Per ta thene me thjesht Shqiperia dhe Maqedonia indirekt nepermjet Serbise jane bere pjese e ketij unioni. Ky palloshi jone, ose eshte injorant komplet dhe i duket vetja politikan ose eshte terresisht i kapur.

  2. Mjer shoqeria ne shqiperi nga çfare gazetari informohet. U desh te shprehet Lavrovi per te kuptuar se Minishengeni Ballkanik apo Balkani i Hapur eshte terresisht nisme e iniciuar nga Beogradi. Te pakten punesoni ndonje punojes me gjuhe te huaja qe te ndjekin informacionet qe vijne jo me larg se vendet e rajonit per ti marr dhe analizuar ne kohe reale.

    1. Lapovi vertetoj gjerat qe diheshin , por Sharovi shqiptar i mer per te tijat perpjekjet ruso-serbe. Le ta marin Sharovin bashk me ballkanin e hapur por pa Shqiperin

  3. Po nese neser BE dhe USA shprehen se jane pro ballkanit te hapur ( gje qe e kane bere me pare) , do ta fusni ne by_he kete anal-izen e sotme ju te lapsit ?

    1. po sot ku e fut ti analizen e rames per ballkanin kur ajo doli haptas kunder BE e usa ? apo te esht bere mendja e tera b….

      1. E degjove se cfare thane BE dhe USA sot per ballkanin e hapur ? Tani keta karandashistat ta fusin kete anal-izen ne b_the.

  4. Ambasada Amerikane ka deklaruar qe projekti ishte Amerikan. Ky projekt u hartua nga Adminostrata . TRUMP DHE MBESHTETET DHE NGA BIDEN

    1. Ate mund ta mbeshtese edhe Biden se rende eshte, por problemi eshte se sa i demshem eshte ky projekt per Shqiperine. Sipas shume eksperteve te huaj te ekonomise, vendet e varfra si Shqiperia qe nuk prodhojne asgje dalin te humbura nga te tilla iniciativa. Ato pak prodhime te fermereve shqiptare do te mbyten nga prodhimet ruse, serbe te cilat do te hyjne ne territorin tone pa taksa. Pra o shqiptare a jeni gati qe ta shkaterrojme fare ekonomine tone?

      1. Enis, jam shume dakort me ju.
        Pra ,pas nje analize te thelle ekonomike , se cfare fitojme dhe cfare humbim nga kjo nisme, rezulton qe ajo nuk eshte e pershtatshme per momentin per ekonomine tone , atehere natyrisht qe jam kundra.
        Por te nisesh apriori qe meqe nisma eshte e filanit apo e fistekut ( te cilet nuk kane qene kurre miqt tane) per te thene qe nisma eshte antishqiptare, me duket nje cike mediokritet dhe dilitantizem gazetaresk. Me duket ofendim per njerzit e zgjuar dhe tallje me te pa shkolluarit.

        1. Arniku, vrasësi e persekutori i familjes së vëllait tim , është edhe armiku i familjes time.

          E thënë kështu, mund të interpretohet si një mendësi e vjetër mesjetare.

          Është e marrëzishme sigurisht që në mijvjeçarin e tretë të flasësh për armiqësi të përjetëshme midis popujve kur popujt duhet të harojnë të kaluarën, të bashkëpunojnë e të ngrejnë sa më lartë nivelin e txre kulturor e ekonomik.

          Pa shkuar në armiqësinë midis popujve, ne shqiptarët kemi akoma të pathara plagët që i shkaktoi populit tonë diktatura mizore komuniste për gati 5 dekada.

          Pjesa më e madhe e kriminelëve të diktaturës enveriste , nuk jeton më, por fëmijtë e nipërit e tyre, paturpësisht pa kërkuar ndjesë për krimet e prindërve e gjyshërve të tyre, e që patën vrarë edhe njeri tjetrin, i bien gjoksit sot si një “e majtë demokratike euroatllantike”, (në rastin më të mirë) e një pjesë tjetër vazhdon të vjellë vrer kundër imperializmit anglo-amerikan që nuk ja dashka të mirën ne shqiptarëve.

        2. ???? po kush po niset nga e kaluara se nuk “ishin” miqte tane o i uruar???? Po sot i ke miq qe nuk njohin Kosoven????as gjenocidin(imagjino sa te perparuar e te “hapur” jane ne mendje….epo te zezet ne me mendjet gjoja analiste qe i bene edhe analizat ekonomike???? Edhe pse nuk i bene akoma analizat perseri thone le ta nisism ket iniciativ se analizat prapa pastaj…as merre vesh kohet e shkuar e ardhme imagjno me shum. Po rama si ekonomist i mire qe esht ja ka bere si pusht vasali qe esht

          1. Nuk është faji im që nuk paske kuptuar asgjë nga ato që kam shkruajtur..
            Për ti rënë më shkurt se mbase e kupton, mendimi im është se armiqësitë e së kaluarës mund të zbuten, vetëm nëse krimet e së kaluarës ndëshkohen apo sëpaku kërkohet ndjesë për to.
            Nëse Vuçiç apo Lavrov në këtë rast, kërkon ndjesë për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës apo popullit ukrainës, edhe mund të vijë koha që të bëjmë lidhje ekonomike me to.
            Nese Rama do të kërkonte ndjesë për krimin e Kristaqit që vuri firmën për të varrur një poet e nuk do të deklaronte se “jam krenar për babain tim” mbase do ti besonim njëfarsoj qëllimeve të tij “demokratike”

  5. Babi Zenit s’mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe s’kupton, po na izolon partinë ndërkombtarisht,e thene nga vete lavreku rus dhe e marre nga shpellkaret e salihut per ta perdorur shpellkaret mediat te salihut e kupton sa i djeg rusise ballkani i hapur,por nuk i djeg vetem lavrekut rus por dhe kriminelit serb salih karaxhic berisha

  6. Dmth Lapsi merr per te verteta ato qe thote Lavrovi dhe fillon e thur teori konspirative kundra Rames.

    Po i njejti Lavrov qe tha se Rusia nuk do e sulmoj Ukrainen.
    Po i njejti Lavrov qe tha se Ukraina nuk eshte vend i vertete dhe se udhehiqet nga nje drogaxhi.
    Po i njejti Lavrov qe tha se spitali ne Mariuopol u bombardua se ishte komande ushtarake……

    Po le te themi qe Rama tradhetari po ndjek synimet e Serbise. Po rruga e Elbasanit?

    Bushato, ate postin e ambasadorit ne Itali ndoshta e fiton kur te vije Birisha.

    1. edhe ti si lavrovi e the indirekt te verteten : jo ambasada amerikane apo dep i shtetit usa po “rruga e elbasanit”. shum e famshme kjo rrug esht be si bulevard prostitutash. vend plot gomer…..

  7. Deklarata e Lavrov se “Ballkani i Hapur” eshte nje ide e Serbise perben nje bombe te vertete!

    Pasi deri me sot, narrativa eshte se “Open Ballkan” u hodh si ide nga Nano ne 1990?!? Por meqe luftrat kapen ish jugosllavine, u braktis. Dhe ne 2019, Rama e risolli  ne “kuader” te procesit te Berlinit dhe menjehere nisen planet ne Novi Sad.

    Cdo te thote Moska me faktin qe idea e eshte e Serbise?

    Procesi i Berlinit nisur nga Merkel me eufori ne 2014 dalengadale u braktis dhe pas 2016 u minua nga “orkestrantet” ballkanik qe i lane dirigjentit te vertiste shkopin. Berlini nisi ne nje kohe kur obamapolitik u terhoq nga Evropa dhe la ne doren e BE punet e ballkanit. Pra Gjermanise dhe Merkel, e cila  me shume gjase e flaku idene serbe per “open” dhe diktoi procesin sipas Berlinit.  Ajo nuk perfshiu Berishen dhe startoi projektin pasi ai humbi zgjedhjet (ndoshta dhe me suportin gjerman). Ku si vjoline te pare vendosi kreun e ri te Shqiperise (Ramen) perballe klarinetes se vjeter te Serbise (Vucic).

    Ne 2016 trumpolitik me arrogance shprehu mosdakordesine ndaj BE dhe nisi “planet” e reja per paqe ne  Ballkan.  Ne Tirane, ndersa me heret e kishte share me prag shtepie Trump ne shenje servilizmi ekstrem per president “to be” Clinton, Rama i lepiu shpejt e shpejt cka kishte peshtyre e shfryre. Ndersa flaku me percmim  petkun gjerman veshi me vertik kakine amerikane,  per tu bere gati ne zgjedhjet e 2017. ​Vucic po ashtu. Madje te dy spastruan cdo “filogjerman” qe me gezim kishin rekrutuar ne administratat e tyre.

    Lufta “e ftohte” qe kapi kampet ne Berlin dhe Washington u reflektua ashper sidomos ne Prishtine. Ku gjermanet instaluan Kurtin dhe amerikanet me “te luftes” e rrezuan. Ku gjermanet ia prene ne mes festen Trump me takimn e Washingtonit dhe derguan firmetarin Thaci ne kokerr te burgut. Ku rimoren Prishtinen me Albinin dhe gati te rimerrnin dhe Shkupin, por humben kohe me zgjedhjet e brendshme qe pensionuan Merkel, dhe Shba risigurian Shkupin dhe tani zune dhe Podgoricen!

    Cuditerisht “lufta” per ballkanin vazhdon. Ne fillim te majit Kancelari i Ri tha se do rijetesonte procesin e Berlinit. Po si???
    SHBA nen Biden ende vazhdojne me Open Balkan dhe per me teper do kene dhe nje prezence me te madhe ne Shqiperi. Te cilen e kane  degjeneruar ne aspektin politik vetem e vetem per tu kenaqur me eksperimentet politike te deshtuara.

    Ndaj dhe deklarata e Lavrov shtron nje pikepyetje te madhe: Nese idea e “Open Ballkan” ne te vertete eshte serbe, i bie te kete qene e tille edhe kur u artikulua ketu e ne 1990 nga Nano. Dhe te ben te mendosh se ne te vertete u farketua nga mbledhja e Katovices.

    Dhe akoma me qesharake po te mendosh qe nuk jane as serbet dhe as ruset por shqiptaret dhe SHBA qe kane marre autoresine dhe jane kaq te marrosur ne kete besim saqe me te drejte Putini shkrihet dhe dhitet se qeshuri neper Kremlin!

  8. Perdorem se pari termin Minishengeni Ballkanik, por nuk ngjiti. Tani nese as ky Open Ballkan nuk funksionon ashtu si duhet, do tae dalim ne devizen – New Yugoslavia! Kesaj pastaj nuk do ti dale askush kunder e do mbyllet kjo histori ne me te miren e mundeshme dhe Rama e Zayev do emerohen kryetare qarqesh.

  9. Ballkani i hapur, minishengeni, Ballkanija, te ne shqiptaret u ndegjuan nga Nano, Adem Demaqi dhe ne fund Edi Rama. Per lidhjet e tyre te ngushtsa me Serbin, dihet mir! Si mund te kemi dobi nga Vuqiqi i cili ishte bashkpuntor i ngusht i Sheshelit dhe Millosheviqit? Si mund te kemi dobi nga ata qe vran shqiptar? Si mund te kemi dobi nga Vuqiqi i cili me ter administraten e tij punon per rrenimin e shtetit te Kosoves? Si mund te kemi dobi nga nje aleat historik i Rusis? Si mund te kemi dobi nga Serbija e cila gjat periudhave te caktuara historike i ka shkaktu deme e dhimbje kombit shqiptar? E shum pyetje tjetra, te cilave nje logjik e shendosh e trurit ua gjen shum leht pergjigjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *