• |
ide | kryesore

Humb kontrollin dhe bie nga motori në ecje, plagoset 69-vjeçari në Cërrik

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme pasi ka rënë nga motori në ecje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostime, ku shtetasi S. Xh., 69 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar.

Si pasojë është dëmtuar 69-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *