• |
ide | kryesore

Icardi shpërthen kundër gazetarëve: “Karriera te PSG në fije të perit? Ka***iqe, kam ende 2 vjet kontratë”

-Instant, Sport



Mauro Icardi është duke kaluar një periudhë pushimesh në Afrikë me gruan e tij-menaxhere Ëanda Nara pas një sezoni katastrofik në radhët e PSG. Maurito nuk e fsheh njëfarë nervozizmi dhe i përgjigjet i mërzitur, me një Instagram Stories, disa insinuatave gazetareske për të ardhmen e tij. “Kur shënoja 30 gola në sezon ishin të njëjtat argumente – shkroi sulmuesi argjentinas – Karriera në fije të perit? Kam ende dy vjet në kontratën time. Nuk duket kaq në fije siç mund ta kuptoni me ka***iqet e shkruara. Në moshën 29-vjeçare mos u shqetëso se me gati 200 gola të shënuar të gjithë më njohin mjaft mirë dhe vendos unë nëse do të qëndroj dhe do të vihem në dispozicion”.

Sipas mediave të ndryshme, ish-sulmuesi i Interit është në listën e gjatë të lojtarëve në dalje, të hartuar nga klubi parisien, por për momentin nuk ka blerës, të trembur nga paga prej 10 milionë eurosh në vit e Icardit. Ecuria e argjentinasit sezonin e kaluar ishte shumë më poshtë se sa pritej me vetëm 5 gola, shumë pankinë, tribunë dhe gossip. Zëra të hedhur poshtë nga vetë sulmuesi, i cili edhe pse me një rënie të dukshme në stil, e ka bërë shumë të qartë se cili është qëllimi i tij për të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *