• |
ide | kryesore

Ish-presidenti rus: I urrej perëndimorët, dua t’i zhduk

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Dmitry Medvevev ka bërë një deklaratë të fortë kundër Perëndimit. Ndonëse gjithmonë ka qenë nën hijen e “carit” Vladimir, javët e fundit figura e ish-presidentit po del në pah për tonet e forta që përdor kundër Ukrainës dhe veçanërisht kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të saj.

“Shpesh më pyesin pse postoj statuse kaq të prera në Telegram kundër Perëndimit. Përgjigjja është se i urrej perëndimorët, janë bastardë të degjeneruar. Duan vdekjen tonë, të Rusisë. Deri sa të vdes, do të bëj gjithçka për t’i zhdukur”, ka shkruar Medvevev.

Njeriu që politikisht ka ndjekur kudo Putin dhe që nga viti 2008 e ka zëvendësuar atë në postet për të cilët i kishte skaduar mandati, prej disa javësh po shquhet si “gramafoni” i tezave më konservatore dhe agresive ndaj Perëndimit. Shume analistë cilësojnë sulmet e tij si ato të vetë Putin, i cili për arsyeje diplomatike nuk mund të shprehet në atë mënyrë. Edhe pse vetë ai mban ende një vend të rëndësishëm shtetëror, atë të zëvendësshefit të Këshillit të Sigurisë ruse, Medvevev ka shprehur edhe më parë qasjen e tij agresive.



2 Comments

  1. Edhe perendimi nuk ka ndonje qasje shume te ndryshme ndaj Rusise. Te dyja palet e konsiderojne njera tjetren si rast i pashprese. Adam Michnik shkruante dje se Putini po e udheheq Rusine drejt shkaterrimit total dhe i uronte fat ne kete mision. Ne te njejten interviste shprehte keqardhjen per censuren perendimore ndaj Dostojevskit, Pushkinit, Cehovit dhe Cajkovskit 😄. Jetojme ne kohet e absurdit.

    1. Me budalkaçke se EU nuk ka pare historia. Sillet si kuçke plake qe po i ziren dashnoret dhe ben si ne novelat e Pushkinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *