• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në makinën e një polici në Kavajë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Kavajën mbrëmjen e së martës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një mjet të parkuar në garazhin e një pallati.

Ai ishte vendosur në mjetin e një punonjësi policie duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mediat raportojnë se makina i përket Lulzim Muçës, polic qarkullimi.

NJOFTIMI

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *