• |
ide | kryesore

Mbappe rinovoi me PSG, për Vasquez gaboi keq: “Në të ardhmen do paguajë faturën që i tha jo Real Madrid”

-Instant, Sport



Martín Vazquez, ish-mesfushori i Real Madrid, me të cilin ai fitoi Liga, Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve, i ka dhënë një goditje të fortë Kylian Mbappé. Spanjolli, i cili luajti me Blancos midis viteve 1983 dhe 1990 dhe midis 1992 dhe 1995, dha një intervistë të gjatë për EFE, ku 56-vjeçari foli kryesisht për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Sipas Vazquez, Reali nuk mund të kërkonte më shumë, por ai gjithashtu theksoi se Blancos janë gjithmonë të detyruar të fitojnë: “Real Madrid është gjithmonë i detyruar të fitojë dhe të fitojë. Kur arrin dy titujt më të rëndësishëm në një sezon, nuk mund të kërkosh më shumë, veçanërisht kur në fillim nuk ishe aq favorit në të dyja kompeticionet. Ishte skuadra, e gjithë skuadra, stafi teknik dhe klubi që e bënë fitues këtë sezon, të gjithë kanë vozitur në të njëjtin drejtim dhe kanë qenë gjithmonë shumë të bashkuar. Dhe në fund kjo gjë të jep suksesin”.

Megjithatë, ish-lojtari i Real Madrid nuk ka lënë jashtë vëmendjes refuzimin e Kylian Mbappe për t’u transferuar në Santiago Bernabeu. Një zgjedhje e gabuar sipas Vazquez: “Pa pasur informacion se çfarë ndodhi me Mbappen, një gjë është ajo që mund të mendohet, por është e vështirë të bësh një analizë të saktë. Dukej se gjithçka ishte e kryer praktikisht, por në fund nuk shkoi ashtu. Megjithatë, pavarësisht se kush është ai lojtar dhe sa i rëndësishëm është, t’i thuash jo Real Madrid ka një çmim dhe në të ardhmen ai do ta paguajë faturën për atë që bëri”.

Po i të njëjtit mendim është edhe një tjetër ish-lojtar i Realit, Alfonso Pérez Muñoz, i cili gjithashtu siguroi EFE se Mbappé “do të bëjë shumë para, por nuk do të fitojë dot të gjithë titujt që mund të kishte arritur nëse do të kishte veshur fanellën e klubit spanjoll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *