• |
ide | kryesore

Motra e Amber Heard reagon pas gjyqit: Betejë e vështirë

-Instant, F1, Paparazzi



Motra e Amber Heard postoi një mesazh në mbështetjeje të aktores pasi humbi gjyqin e saj për shpifje kundër Johnny Depp.

Përmes një postimi në rrjetin social ,Twitter , Whitney deklaroi “do të jetë gjithmonë krenare” për faktin që Amber dëshmoi kundër tij pavarësisht se juria vendosi në favor të aktorit.

“Unë jam ende me ty, motër. Dje, sot dhe nesër do të jem gjithmonë krenare për ty që mbrojte  veten, që dëshmove si këtu në Virxhinia ashtu edhe në MB, dhe që je zëri i shumë njerëzve që kanë frikë të flasin për gjërat që ndodhin pas dyerve të mbyllura ”, shkroi ajo në postim;

Whitney pranoi se si ajo ashtu edhe Amber e dinin që paditë do të ishin “një betejë e vështirë” dhe se “kartat ishin kundër tyre”, por e vlerësoi motrën e saj që foli “pavarësisht gjithckaje”.

“Jam shumë e nderuar që dëshmova për ty dhe do ta bëja një milion herë më shumë sepse e di atë që pashë dhe sepse e vërteta është përgjithmonë në anën tënde,” vazhdoi ajo. “Më vjen shumë keq që nuk u reflektua në vendimin e marrë nga kjo juri, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga ty, dhe as askush që qëndron me ty. Përgjithmonë pranë teje… #istandwithamberheard.”

Një juri i dha Johnny 15 milionë dollarë pasi vendosi se Heard kishte shpifur  në artikullin e saj të vitit 2018 për Washington Post, në të cilin ajo e quajti veten një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje. Aktorit iu dha 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Pasi gjykatësi shpalli vendimin e jurisë, aktorja tha se ajo ishte “zemërthyer” dhe e quajti atë një “pengesë për gratë”. Ndërkohë, Depp lavdëroi rezultatin dhe tha se më në fund juria i ktheu “jetën”./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *