• |
ide | kryesore

Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar u shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar me qëllimin ekstradimin e tij drejt Italisë. Në pranga ka rënë i riu Sebastjan Dema, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *