• |
ide | kryesore

Policia i gjen pajisje për grabitje në shtëpi, arrestohet 16-vjeçari shqiptar në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i mitur, vetëm 16 vjeç kishte në shtëpinë e tij një arsenal të vogël që nuk i përshtatet moshës së tij.

Policia e Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës kontrolloi shtëpinë e të riut shqiptar dhe gjeti:

– shufër hekuri,
– çekiç hekuri,
– thikë zvicerane,
– kaçavidë,
– kapuç,
– doreza,
– celular.

Policia shkoi për kontroll në shtëpinë e shqiptarit pas një denoncimi se një bandë e armatosur kishte grabitur disa të mitur në zonën e Pagratit.

Atyre i’u grabitën para dhe celularë, shkruan Zougla.gr. 

Policia e ka lokalizuar 16-vjeçarin në Glyfada mëngjesin e së shtunës së kaluar dhe e ka arrestuar ndërsa është në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të bandës së dhunuesve Amoustak.

I arrestuari është dërguar në Prokurori, ndërsa hetime vazhdojnë për identifikimin e sulmeve të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *