• |
ide | kryesore

Provokuan me përshëndetjen naziste: arrestohen tifozët anglezë në Mynih

-Instant, Sport



Tension i lartë në Mynih para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Anglisë, sfidë e vlefshme për ditën e dytë të grupit 3, që po luhet në Mynih. Siç raportohet nga shtypi anglez, tetë ultras të Tre Luanëve u arrestuan nga policia lokale, tre prej tyre për përshëndetjen naziste, ndërsa një tjetër duhet të përgjigjet për dëmet e vlerësuara në të paktën 2000 euro, pasi kishte lëshuar një raketë në dhomën e tij të hotelit. Katër të tjerë u arrestuan për grindje, rezistencë dhe ofendim të një zyrtari publik dhe veprime të turpshme në një vend publik.

Qyteti bavarez përjetoi kështu momente frike: disa bare u mbyllën herët, lokale të tjera preferuan të mos hapeshin, pasi lexuan dhe dëgjuan lajmet për incidentet. Edhe vetë policia lokale nuk përjashton përplasje të mundshme në mbrëmje pas ndeshjes. Disa tifozë anglezë duket se kanë në zotërim bileta të destinuara për sektorë të mbushur edhe nga gjermanët. Sfida do të ndiqet me kujdes veçanërisht nga UEFA dhe duhet kujtuar se Anglia duhet të kryejë ende një skualifikim për dy ndeshje, njëra prej të cilave pezull, pas dhunës në finalen e Euro 2020 korrikun e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *