• |
ide | kryesore

Republika Domenikane/ Ministri i Mjedisit vritet në zyrë nga miku i ngushtë

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Mjedisit të Republikës Domenikane, Orlando Jorge Mera u qëllua me armë zjarri dhe u vra në zyrë nga miku i tij i ngushtë mëngjesin e së hënës. Në deklaratën e policisë bëhet me dije  se vrasësi i ministrit, Miguel Cruz, njihet si shok i viktimës. Cruz është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po heton për motivet e vrasjes. Një reagim për vrasjen e ministrit ka pasur dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore:

“Në Ministrinë e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore jemi të tronditur nga situata e paraqitur mëngjesin e së hënës. Deri më tani nuk kemi asnjë detaj për situatën e ndodhur në ambientet e ministrisë,” shkruhet në llogarinë e saj në Twitter.

Burime nga Ministria të cituara nga gazeta “Acento” kanë bërë të ditur se në zyrë janë dëgjuar gjithsej gjashtë të shtëna dhe se sulmuesi ka tentuar të arratiset, pa sukses,  pasi ka qëlluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *