• |
ide | kryesore

Së shpejti, një këngë nga Queen me vokalin e Freddie Mercury

-Instant, Paparazzi, Slider

Grupi i njohur Queen ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat.


Në një intervistë në BBC Radio 2 gjatë fundjavës, kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor i Queen zbuluan se kishin gjetur një këngë të padëgjuar më parë të regjistruar nga grupi me Mercury përpara se vokalisti legjendar të vdiste në moshën 45-vjeçare nga komplikimet e lidhura me SIDA-n në 1991.


“Ne gjetëm një perlë të vogël nga Freddie qëe kishim harruar disi,” i tha Taylor, 72 vjeç, prezantueses Zoe Ball. “Dhe është e mrekullueshme. Në fakt, ishte një zbulim i vërtetë.”

 

Sipas Taylor, fansat ka të ngjarë ta dëgjojnë së shpejti: “Është nga seancat e The Miracle dhe mendoj se do të dalë në shtator”.

Regjistruar fillimisht për albumin e grupit të vitit 1989, i cili nxori këngët “I Want It All”, “Breakthru”, “The Invisible Man”, “Scandal” dhe titullin “The Miracle”, May, 74, grupi u shpreh se fillimisht kanë qenë duke diskutuar nëse do mund ta publikojnë tani apo më vonë.

Queen ka lëshuar pas vdekjes regjistrime me vokalin e Mercury-t më parë, më së fundi në albumin e përpilimit të vitit 2014 Queen Forever. Seti me shumë disqe përmbante tre këngë të padëgjuara më parë: “Let Me in Your Heart Again”, “Love Kills” dhe “There Must Be More to Life Than This” me të ndjerin Michael Jackson.

Përpara Queen Forever, Frediie u shfaq pjesërisht në albumin e fundit në studio të Queen, Made in Heaven në 1995, i cili u regjistrua para dhe pas vdekjes së tij./Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.