• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 4.3 ton kokainë me vlerë 240 milionë euro në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



4.3 ton kokainë me vlerë 240 milionë euro janë sekuestruar gjatë një mega-operacioni në Itali.

Mediat italiane raportojnë se janë duke u kryer hetimet paraprake, ndërsa janë lëshuar 38 urdhër arreste për persona mes Evropës dhe Kolumbisë. Konkretisht masat e arrestit janë në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Mes tyre ka agjentë, tregtarë me shumicë dhe transportues droge.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 2 milionë euro para cash. Ky është një ndër konfiskimet më të mëdha të drogës në Europë. Operacioni është në vijim.

Mega-operacioni i ka dhënë një goditje organizatës së fuqishme kriminale të “Klanit del Golfo”.

Hetimi filloi më shumë se një vit më parë me bashkëpunimin e drejtësisë italiane, policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.

Të gjitha marrëdhëniet midis prodhuesve dhe blerësve të kokainës së Amerikës së Jugut në territorin kombëtar dhe evropian u rindërtuan nga maji 2021 deri në maj 2022. Në Itali, bandat e njohura kriminale të organizuara në Veneto, Lombardi, Lacio dhe Kalabri thuhet se menaxhojnë mallin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *