• |
ide | kryesore

“Unë si Muhamed Ali”, Pogba i dërgon Juventusit një tjetër mesazh: “Jam më të mirën në ambjentin që më do”

-Instant, Sport



Paul Pogba vazhdon të dërgojë mesazhe për Juventusin. Mesfushori francez, gjithnjë e më afër rikthimit në Torino, foli për situatën e tij për Uninterrupted: “Nëse jam në harmoni me ekipin, me tifozët, me klubin që të njeh dhe të do, unë sit ë gjithë lojtarët mund të jap më të mirën”. Për të ardhmen, megjithatë, ai preferoi të mos çekuilibrohej shumë: “Po marr kohën time, duke menduar dhe bashkuar pjesët e ndryshme. Dua vetëm më të mirën, dua të luaj futboll dhe të jem vetvetja”.

Përtej frazave rrethanore, megjithatë, që Pogba të rikthehet bardhezi mungojnë vetëm detajet kontraktuale. Ai dhe stafi i tij tashmë kanë arritur një marrëveshje me klubin mbi bazën e një kontrate trevjeçare me vlerë 7.5 milionë në sezon, me mundësinë e përfshirjes së një opsioni për vitin e katërt. Sipas Corriere dello Sport, ndër të tjera, ish-Manchester United tashmë ka kryer një pjesë të kontrolleve mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet me pushime, për të vlerësuar gjendjen e tij pas një sezoni të kushtëzuar nga disa dëmtime. Njoftimi mund të jetë çështje ditësh.

“Nëse je i lirë mendërisht dhe argëtohesh, performon – vazhdon intervista e tij – duhet të jesh rehat aty ku luan dhe me njerëzit me të cilët luan. Është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë duan të ndihen se i duan, të gjithë kanë nevojë. Është mirë të ndihesh i kënaqur, edhe kur rritesh është bukur të ndjesh se njerëzit vlerësojnë atë që ti je dhe gjërat që bën. Ndonjëherë ndodh që nuk ndihesh mirë me veten dhe kur dikush vjen e të thotë ‘rri i qetë, gjithcka në rregull, mund të ndodhë’ të jep një shtysë të madhe. Është e rëndësishme të dëgjosh disa gjëra nga shokët e skuadrës. Futbolli më ka dhënë mundësinë të jem ky që jam sot. Jam bërë shembull për shumë njerëz, para së gjithash për fëmijët. Ajo që bëj ka një ndikim të madh tek ata dhe më jep mundësinë të jem më shumë se një lojtar. Dua të jem një shembull, një legjendë brenda dhe jashtë fushës. Në fund këto janë gjërat që mbeten: në fushë do të vijnë lojtarë të rinj, ajo që mbetet është gjithashtu edhe ajo që ndërton jashtë fushës. Unë dua të lë një trashëgimi”.

Në fund një mendim për idhullin e tij sportiv: “Muhamed Ali është shembulli im. Ai u konvertua në Islam si unë kur isha 18 vjeç. Ndonjëherë të jesh musliman nuk është e lehtë. Thjesht përpiqesh të tregosh shembullin e muslimanëve në sport dhe në jetën reale, që ndonjëherë nuk është i njëjti imazh që komunikohet nga media. Ne përpiqemi ta ndjekim fenë tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *