• |
ide | kryesore

Video/ Australia një hap nga Botërori: thyhen Emiratet, tani i pret Peruja

-Instant, Sport, Video



Një gol dramatik i Ajdin Hrustic në minutën e 84 i ka dhënë fitoren Australisë përballë Emiratet e Bashkuara Arabe 2-1, duke mbajtur gjallë ëndërrën e Socceroos për tu prezantuar në Kupën e Botës. Gjithësesi, austrialianët tani duhet të bëjnë llogaritë me Perunë, e pesta e renditur në Amerikën e Jugut.

Australia rrëmbeu një fitore të vonë 2-1 kundër Emirateve, për të fituar të drejtën e sfidës me Perunë në plëyoff-in për në Katar 2022. Pas një pjese të parë të bllokuar, Irvine shënoi golin e avantazhit për miqtë në minutën e 53. Euforia, në fakt, i mbajti shumë pak Socceroos që u arritën pas katër minutash nga goli i Caio. Vendosi sfidën 6 minuta nga fundi Hrustic, që bëhet kështu heroi i Australisë, që ka Perunë pengesën e fundit për në Katar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *