• |
ide | kryesore

Video/ Broja bashkohet me kombëtaren pas kthimit nga Islanda: nisin përgatitjet për Izraelin

-Instant, F1, Sport, Video



Armando Broja ka mbërritur në Shqipëri dhe është bashkuar me kombëtaren në kthimin e tyre nga Reikjaviku. Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur rreth orës 16:00 në aeroportin e Tiranës dhe është nisur drejt Durrësit, ku në ora 19:00 ka zhvilluar në kompleksin Tropikal një seancë të lehtë stërvitore. Broja, i cili mungoi në transfertën e Islandës, do të jetë nën monitorimin e stafit teknik, për të kuptuar gjendjen e lojtarit me shpresën që ai të jetë në kushtet e duhura fizike për të luajtur në sfidën ndaj Izraelit.

Gjithashtu, me ekipin sot është stërvitur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, pasi mungoi në ndeshjen e parë zyrtare për shkak dëmtimi dhe është stërvitur në mënyrë individuale. Stafi mjekësor është duke monitoruar në vazhdimësi rikuperimin e lojtarit dhe shpresohet që ai mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e dytë të qershorit. Edhe sot Uzuni u stërvit i diferencuar nga grupi. Shqetësime ka pasur edhe mesfushori Odise Roshi i cili po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur.

Skuadra do të vijojë nesër me përgatitjet po në Durrës, ndërkohë që të enjten do të zhvillohet edhe stërvitja zyrtare para ndeshjes me Izraelin, e dyta në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë, që do të luhet më datë 10 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

https://youtu.be/GYqKMwRzpMs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *