• |
ide | kryesore

Vrau 32-vjeçarin në Peqin, prokuroria çon në gjykatë dosjen e Leonard Bashaliut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të Leonard Bashaliut. Ai akuzohet për vrasjen e ndodhur më 8 qershor 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit ku u vra me armë zjarri Ylber Xhahysa, 44 vjeç, pronar i një rrjeti kabllor në zonë. Në qershor të vitit 2021, viktima ka qenë ulur në lokal, por pas disa minutash ka mbërritur Leonard Bashaliu dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Sherri me autorin e vrasjes Leonard Bashaliu nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 vite më parë për gërvishtjen e makinës.

Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh dhe atë ditë kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *