• |
ide | kryesore

5 të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv

-Instant, Lajme, Planet



Pesë persona janë vrarë dhe 12 të tjera janë plagosur gjatë sulmeve në rajonin e Kharkiv, sipas një zyrtari ukrainas. Kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, Oleg Synegubov tha se forcat ruse kryen sulmet duke përdorur artileri dhe sisteme të shumta raketash, sipas skynews.

Për shkak të sulmeve ruse janë shkatërruar “ndërtesa banimi, një supermarket dhe objekte të tjera “, tha ai.

Një person u vra dhe gjashtë u plagosën në Kharkiv;

-Në fshatin Çerkaska Lozova dy persona kanë vdekur dhe tre janë plagosur.

-Në fshatin Korobochkyne, një person u vra i vdekur dhe një u plagos.

-Në Pechenegs, një person u vra dhe dy u plagosën.

“Këto janë të gjitha krime të rënda lufte kundër popullatës civile të rajonit të Kharkiv. Prandaj edhe një herë ju bëj thirrje që të mos i anashkaloni sulmet ajrore, lufta vazhdon, si dhe granatimet tinëzare të pushtuesit,” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *