• |
ide | kryesore

Abuzonte me gjimnastet: Biles e viktimat e tjera të Nassar kërkojnë një miliard dollarë dëmshpërblim nga FBI

-Instant, Sport



Ylli botëror i gjimnastikës Simone Biles dhe një duzinë gjimnastesh amerikanë kanë kërkuar mbi 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga FBI për dështimin në ndalimin e mjekut Larry Nassar, autorit të ngacmimeve seksuale ndaj të cilave ato ishin viktima. “Është koha që FBI të mbajë përgjegjësi”, tha Maggie Nichols, gjimnastja kampione kombëtare në Oklahoma 2017-19.

Në vitin 2015, FBI ishte në dijeni të akuzave të ngritura ndaj Nassar nga gjimnastët, por nuk pati asnjë ndërhyrje nga agjentët federalë. “Nëse FBI-ja thjesht do të kishte bërë punën e saj, Nassar do të ishte ndaluar para se të kishte mundësinë të abuzonte me qindra vajza, duke përfshirë edhe mua”, tha ish-gjimnastja e Universitetit të Miçiganit, Samantha Roy. Nassar u arrestua në vjeshtën e vitit 2016 gjatë një hetimi të policisë së Miçiganit. Universiteti Shtetëror i Miçiganit, i cili për shumë vite akuzohej se nuk kishte ndaluar Nassar, pranoi të paguante 500 milionë dollarë për më shumë se 300 gra dhe vajza që u sulmuan seksualisht. Sipas ligjit federal, megjithatë, agjencia qeveritare ka gjashtë muaj për t’iu përgjigjur kërkesave të paraqitura sot. Mund të pasojnë padi, në varësi të përgjigjes së FBI-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *