• |
ide | kryesore

Ballkani i Hapur, Abazoviç nga Ohri: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër ka deklaruar se pranojnë çdo nismë që sjell progres, por theksoi se duhet dialog.

“Këtë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë si të bazuar në progresin ekonomik në biznes. Në mundësi më të mirë që të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat dhe miqësi më të madhe. Kjo për mua është idea e Ballkanit të Hapur. Çdo nismë që sjell progres do ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi. Duhet të kemi dialog, ky është hapi i parë. Të mos kemi frikë nga njëri tjetri dhe të krijojmë klimë progresi në rajon. Politikat e mosrespektimit e të theksimit të konflikteve të vazhdueshme kjo na ka mbajtur këtu ku jemi tani.

Porosia apo mesazhi pa marrë parasysh se të gjithë jemi anëtarë të Ballkanit të Hapur, shpresojmë që herën tjetër të jemi edhe 6 persona. 6 persona të ulemi këtu dhe të flasim për nevojat e qytetarëve. Jam e sigurt se mesazhi drejt BE do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është tani. Që të jemi anëtarë të familjes duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, mentalitetin tonë, të bëjmë ribrandim të ballkanit të hapur të dërgojmë mesazhe optimiste. Më pëlqeu ideja e green line. Që të gjithë vendet që në kohë krize të kenë një grup pune që ndërhyjnë”.



4 Comments

  1. Kur ben dfhe ky vici i bastardizuar, si kozmopolitan, si demokrat ,kulmi, Ore qeth floket o vic, e lere se sje per politike ti, akoma je femije,si nga mosha edhe nga mendja. Paska pas dhe familje bastardesh. Bravo u qofte shqiptareve te Malit te Zi qe e paskane ditur cfare tradhetari qe eshte dhe si kane dhene vota, e jo rastesisht partia e tij votohet vetemnga serbet

  2. A mundet dikush te na sqaroje se si u zgjodh kryeminister Abazovici me 3 deputete. Edhe Monika mund te zgjidhet, apo duhet perkrahja e Ylber Sorrosit?????!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *