• |
ide | kryesore

Cuadrado, mesazh dashurie për Juventus: “Këtu jam mirë, nuk kam refuzuar asnjë propozim”

-Instant, Sport



Juan Cuadrado tenton t’i hedhë ujë zjarrit, duke mohuar zërat për tensione mes tij dhe Juventusit për rinovimin e kontratës: “Ndihem shumë mirë te Juventusi, në asnjë moment nuk kam refuzuar asnjë propozim, sepse nuk ka pasur asnjëherë asnjë negociatë – ishin fjalët e tij që ia besoi rrjeteve sociale – Kam respekt të madh për klubin tim dhe për shokët e skuadrës”.

Gjatë sezonit të fundit, u aktivizua rinovimi automatik, deri në vitin 2023, i marrëveshjes që lidh kolumbianin me bardhezinjtë, me një pagë neto prej rreth 5 milionë euro. Megjithatë, disa rikonstruksione të ditëve të fundit folën për një negocim për ta shtrirë bashkëpunimin në dy sezone, me një propozim për rinovim deri në vitin 2024 dhe një pagë vjetore pothuajse të përgjysmuar. Një rrethanë e mohuar tashmë nga vetë “Panita”.

Mesazhi i dashurisë për Juventusin duket se heq edhe hipotezën e një lamtumire të afërt (mbi të është interesimi i Romës së Mourinhos). Rreziku për bardhezinjtë, natyrisht, është humbja e tij me parametër zero pas një viti, kur Cuadrado është gjithsesi 35 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *