• |
ide | kryesore

Dita e dytë e samitit/ “Ballkani i Hapur” sot në Ohër, Varhelyi mes tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Ohër mbahet këtë të mërkurë dita e dytë e samitit të “Ballkanit të Hapur”. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në qytetin maqedonas, teksa për herë të parë marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija. Liderët e vendeve pjesëmarrëse janë takuar me njëri-tjetrin para samitit, ku i pranishëm ka qenë edhe Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Ndërkohë Kosova ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.

Sot pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.

 

Marrëveshjet

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor



17 Comments

  1. Perpjekje per ta mbajt Serbine ne shina dhe Ballkanin te bashkuar kunder Rusise dhe prane BE-se sado fake te jete.

    1. Lesh lesh, pse idiotë janë ata të be ,

      Ky është oksigjen kundër be dhe shqiptarëve

      4 marrëveshje????

      3 memorandume qe janë pa fuqi ligjore , pra kanë një mirëkuptim por jo diçka konkrete deryruese nea palëve

      Dhe njohja e notave që ka 30 vjrt që behet zhbehet me serbinë

      Pra shkurt një fasadë e plotë në të gjithë aspektet.

      Kjo dihet por le të përsëritet për veshderrat shqiptarë

      Halli që kemi me gjendjen në shqipëri është kritik, emergjencë madhore. Por siç duket miqtë tanë amerikanë kanë marrë vendim të shndërrojnë shqipërinë në një republikë ojf ojq si osh të sorros apo çfarëdo gjëje tjetër që u duhet.

      Ballkanininhapur është një nga shumë aksione të tyre

  2. Ballkani hapur eshte nje nisme shume pozitive per vendet e rajonit , pasi eshte si nje mini schengen mes ketyre shteteve

  3. Kjo nisme ka mbeshtetjen e europianve ane e mban gje qe tregon qe kjo esht rruga e duhur per te ecur perpara sidomos ne aspektin e politikave ne raport me BE

  4. Sa mire te shofesh te gjithe keta kryeministra duke bashkepunuar me njeri tjetrin per te miren e vendeve te tyre , te ishte dikush tjeter ne krye sdo pranonte se do ta leje mrapa shqiperine sic e la me vite me rradhe

  5. Mbare e mire ishalla e ishalla behet sa me shpejt te civilizohemi e te rrisim ekonomin e vendit t hapen e hekurudhat qe te forcohet dhe pak force punes investimet qe keni ber dhe qe do behet nga ky projekt eshte perl

    1. Ballkani i hapur eshte nisme shume e mire per vendin tone. Do zhvillohet ekonomikisht dhe do te kemi shum bashkpunime te mira me vendet e tjera

  6. Sa bukur eshte qe te shikosh gjith kryeministrat e ballkanit te bashkuar ne nje tryeze per te miren e gjith ballkanit

  7. Bashkepunimi dhe mirekuptimi midis vendeve eshte gjithmone rruga e duhur per te ecur para dhe per te gjetur zgjidhet e cdo problemi. Uroj qe nenshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit te realizohet sa me mire dhe te kete suksesin e imagjinuar ne te gjithe.

  8. Nje samit shume i sukseshem per shqiperine dhe jo vetem , mos mendoni negtaivisht bre njerez se ku ka me mire se me bashkpunue

  9. Kjo do jete nje nga nismat me te mire qe do e zhvillojne shume Shqiperine. Nje projekt i cili do na ndihmoje ne ekonomine e vendit dhe do na hapi shume dyer drejt BE

  10. SA MIRE KUR SHOHIM QE EDHE VENDI YNE ESHTE PjESE E KESAj NISME KAQ TE MIRE QE NDIHMON CDO VEND QE ESHTE PjESE E KESAj NISMEEE.URIME PER KETE NISME TE DOMOSDOSHME

  11. Duhet te leme pas inatet e te shkuares dhe duhet te mendojme vetem per te ardhmen, bashkepunime te tilla jane ne interes te gjithe vendeve antare pasi do nxise zhvillimin e ekonomise

  12. Nga 4 marveshjet nuk shoh as edhe nji aspekt negativ. Kjo fryme bashkpunimi duhet per te ec perpara e drejt BE. Po vazhduam mendje mbyllur i bie te izolohemi e te kthehemi mbrapa

  13. Open ballkan nje mundesi shume e mire per te rritur mardhenjet me vendet tone dhe per te zhvilluar akoma dhe me shume te gjithe rajonin

  14. Ballkani i hapur,nje rruge per interesat tona te perbashketa dhe duhet te ecim perpara per nje te ardhme me te mire te femijeve tane.Uroj sa me shume marreveshje te tilla paci!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *