• |
ide | kryesore

Gruevski dënohet sërish me 6 vite burg, sekuestrohet selia e VRMO-DPMNE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me gjashtë vjet burg, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm Kiril Bozhinovski është dënuar me dy vjet me kusht për rastin “Talir 2”.

Gjykata vendosi të konfiskojë selisë e partisë së VMRO-së, i njohur si “Pallati i Bardhë”, si dhe njëzet objekte në pronësi të partisë.

Të akuzuarit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i mundësuar personit juridik SHN “Beton” SHA Shkup të ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur kompania kishte lidhur kontrata për prokurim publik me organet shtetërore dhe institucionet publike apo kompanitë.



3 Comments

  1. Po Rama kur do denohet? Po Surreli kur do sekuestrohet? Rama ka bere 100 here me shume te keqija se Gruevski.SPAKU vepro, fute ne burg psikopatin

  2. 60 vjet duhet perplasur brenda dordoleci i vucidolit per te gjitha vjedhjet dhe krimet ngaj popullit shqiptar. SPAK duhet te filloje nga puna sa me shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *