• |
ide | kryesore

Mary J.Bling nderohet me celësin e qytetit të Atlantic City

-Instant, Paparazzi, Slider



Mary J. Blige tani ka çelësin e saj të qytetit Atlantic City.

Të shtunën, muzikantes  iu dorëzua një çelës i qytetit nga kryebashkiaku Marty Small Sr. pas festës për inagurimin e gala-s,”Together We Rise”.

Sipas The Press of Atlantic City, gala është një ngjarje bamirëse dhe të ardhurat shkojnë për Shoqata Rinore e Qytetit të Madh të Atlantikut, një organizatë që mbështet programet rinore të qytetit. Këto programe përfshijnë Atlantic City Boys & Girls Club, Empowerment Tools Coalition dhe Omega by the Sea Foundation.

“Si kryebashkiak i qytetit të madh të Atlantic City,po ju dhuroj një çelës të qytetit,” shtoi kryebashkiaku Small Sr., duke i dhënë Blige një pllakë të madhe me çelësin e artë.

Videoja tregon Blige duke pranuar çelësin dhe më pas duke kërcyer përkrah kryebashkiakut në skenë.

Çelësi është i fundit në një varg nderimesh për artisten. Ajo pranoi çmimin ICON muajin e kaluar në Billboard Music Awards 2022. Mary është një nga vetëm 11 artistët e tjerë që kanë marrë këtë nderim, duke iu bashkuar një klase elite të nderuarsh duke përfshirë Pink, Garth Brooks, Cher, Neil Diamond, Celine Dion, Jennifer Lopez, Prince, Stevie Wonder, Janet Jackson dhe Mariah Carey./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *