• |
ide | kryesore

Matura Shtetërore 2022, nesër provimi i parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër do të mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, ajo e gjuhës së huaj.

Postimi i plotë i ministres Evis Kushi:

Të dashur Maturantë!

Ju neser keni provimin e pare dhe une nuk mund te rrija pa ju percjelle nje mesazh mbeshtetje dhe urimi per kete moment, i cili ka nje peshe te rendesishme për të vazhduar në fazën tjetër, atë të studimeve të larta.

Kthimi në normalitet pas një periudhe të lodhshme pandemie, na ndihmoi që gjatë këtyre muajve të jemi të gjithë më të fokusuar tek matura shteterore. E di që keni punuar shumë, bashkë edhe me mësuesit tuaj për të plotesuar njohuritë e marra gjatë mësimit online dhe per tu pergatitur me anë të konsultimeve, programit orientues dhe testeve paraprake.

Këtë vit, siç ju kemi informuar, ka disa risi, të cilat dua ti ndaj me ju edhe nje here që t’ju inkurajoj t’i shfrytëzoni.

Sidomos ju qe do te studioni ne Shqiperi duhet te jeni shume optimiste:
1. Sepse cilësia e arsimit të lartë në vend, falë procesit të ndërkombëtarizimit, po rritet çdo ditë.
2. E nderkohe, pak ditë më parë kemi percaktuar programet e studimit ‘prioritet kombëtar’, të cilat do t’ju ofrojnë jo vetëm përjashtim nga tarifat, por edhe mbështetje financiare me bursa studimi.
3. Shumë programe tashmë janë më të aksesueshme për ju që do të ndiqni studimet e larta.
Por mos harroni, kur të beni zgjedhjen, pervec prirjeve dhe pasionit tuaj, konsideroni edhe ato programe për të cilat ka nevojë tregu i punes dhe zhvillimi i vendit, me qellim rritjen e mundesive te punësimit në të ardhmen.
Por hapi i parë drejt universitetit janë provimet e Maturës. Do t’ju këshilloja që të punoni të qetë e me besim në vetvete, por besim edhe tek procesi. Pasi edhe ne kemi punuar fort per te marrë të gjitha masat që nga hartimi i testit, kushtet e nevojshme në qendrat e provimit, e deri tek vleresimi me saktesi maksimale, gjithcka që ju të jepni maksimumin tuaj.
Dhe ne fund, mos harroni, ju lutem respektoni rregulloren gjate provimit, jo vetem për veten tuaj, por edhe ne respekt te shokeve, shoqeve, e maturantëve e tjerë.
Shumë faleminderit te gjithe mësuesve dhe prindërve për mbështetjen që ju kane dhënë, jo vetem per kete proces, por gjate gjithe periudhes se shkollimit tuaj.
Suksese dhe mbaresi të gjithëve!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *