• |
ide | kryesore

Nafta “fluturon” 258 lekë, më shtrenjtë se kudo në rajon

Kryesore, Lajme



Çmimi i naftës ka kapur majat e veta më të larta duke arritur në shifrat e fillim marsit. Sot ai është rritur me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë. Bordi i qeverisë i përbërë nga anëtarë të kompanive private e ka lidhur këtë rritje të re me bursat ndërkombëtare, ku një ton naftë ka arritur në 1350 pra 120 dollarë me shtrenjtë se më parë.

Benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, ndërsa gazi , do të jetë 86 lekë/litri me pakicë.

Ndonëse nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, qeveria nuk ka bërë asnjë hap pas për të pezulluar një bord në konflikt interesi dhe për të zbatuar sugjerimin e FMN-së për të bërë paketa ndihme për qytetarët më të prekur.

Kjo godtije me çmimet ka shkaktuar edhe shumë reagime ditën e sotme. Kështu aktivisti i OP, Arlind Qori ka shkruar; ” Nafta 258 lekë!!! Funksioni i Bordit të Transparencës nuk është t’u vendosë spekulatorëve kufirin te thana, por t’i vërë spekulimit vulën e shtetit”.

Ndërsa gazetari ekonomik Klodian Tomori ka shkruar në Facebook-un e tij: “Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda” ka shkruajtur Tomorri.

Po ti hedhim një sy çimeve në rajon, në Shqipëri nafta është më shtrenjtë se kudo, sepse në Kosovë ajo kushton 1.79 euro, në Serbi 1.75 euro, në Mal të Zi 1,57 euro dhe Maqedoni 1.66.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Ca jane keta hajdute , keta monstra qe abuzojne ne kete menyre. Kush jane keta njerez te ketij bordi qe vjedhin popullin ??
    Te dalin keta qe fshihen pas te ashtuquajturit bord , dhe te sqarojne ku bazohen qe nxjerrin keto tarifa.
    Te cohet gjithe populli te frenojme keta superhajduta

    1. Sot ka aeshur koha qe çmimi i naftes duhet kerkuar te taksat e renda qe i ka vendosur shteti dhe del ben show duke diktuar çmimin nafta sot paralizon komplet ekonomine qe nga fermeri deri tek fabrikat e fasonet sa vjen edhe me e rende do behet situata nese nuk vihet dore te ulen taksat e naftes ca taksa fallco qe jane thjesht per te vjedhur xhepat tane sa me i larte çmimi i naftes aq me teper shtrenjtoen ushqimet baze e çdo gje tjeter Shtet Ku Je Ver dore sepse po na heq buken e gojes

    1. Në fillim këtu në Itali u ngrit nafta e vajti 2.2 Euro.Qeveria ndërhyri menjëherë duke ulur taksat dhe tani është 1.8.Gjithashtu prokuroria ka hapur hetime kundër shoqërive treg naftës për abuzim.Në Shqipëri ndodh e kundërta!!!! Është qeveria që ndihmon tregtarë duke abuzuar abuzuar e vjedhur sëbashku!!!!

    1. Mire e ke, socialistët kujtuan se ja futën të tjerëve, harrojnë që janë idiotët e dobishëm te kultit të Rivdekjes. Keta i ngjajnë atyre të shprehjes … për inat të sime vjehrre vajta me mullisin… Te hajnë tavë dheu tani! 🙂

  2. sikur të besohet çfarë deputetët i thonë njëri-tjetrit, vetë Kuvendi do të ishte një tempull që duhej t’i dilte flaka mbi çati dhe deputetët do të duhej të përziheshin me kamzhik prej tij. Me akuzat që ata shpërndajnë aq lehtësisht me njëri-tjetrin, shumë nga ta do të duhej të pushkatoheshin nga dy herë në muaj, të ringjalleshin dhe pastaj të pushkatoheshin sërish.Ky z shpellkar e malok i mere qe shekerdhen nonen e vajzen e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *