• |
ide | kryesore

Po transportonin 11 emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar  në Korçë, pasi po kalonin në kufi 11 emigrantë në mënyrë të paligjshme, kundrejt shpërblimit. Operacioni policor i koduar “Perimetri” u finalizua me arrestimin  e A. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, A. M., 24 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë. Emigrantët po transportoheshin me dy automjete 2 automjete, përkatësisht “Benz” me drejtues shtetasin A. Xh. dhe “Opel” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer të arrestuarin tjetër. Në këto automjete ishin emigrantët e paligjshëm, të cilët po transportoheshin në drejtim të Tiranës.

Po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.



1 Comment

  1. Bravo policia,mos lini mizen te kaloje, pa droge kuptohet. Po pati droge, bejeni rrugen bulevard. Keshtu ju do Partia, bjeri fakirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *