• |
ide | kryesore

Pyetja e gazetarit ukrainas që vuri në siklet Lavrov: Përveç grurit, çfarë tjetër keni vjedhur në Ukrainë?

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka udhëtuar sot drejt Ankarasë ku është takuar me homologun e tij turk Melvut Çavusoglu dhe në qendër të diskutimit kishin çështjen e drithërave në Ukrainë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Lavrov është ‘zënë ngushtë’ nga pyetja e një gazetari ukrainas, i cili pasi u prezantua e pyeti drejtpërdrejt se pëveç grurit çfarë kanë vjedhur tjetër në Ukrainë.

“Quhem Muslim Umerov jam nga televizioni ukrainas. Kam një pyetje, çfarë tjetër është vjedhur në Ukrainë, përpos grurit? Dhe çfarë ka arritur deri më tani Rusia të shet nga ajo çfarë ka vjedhur”,-e pyeti ai.

Lavrov u duke se nuk e priste një pyetje të tillë kaq të drejtpërdrejt saqë nga hutimi u përgjigj: “Më falni, a mund ta përsërisni”.

Umerov nuk hezitoi t’ja përpësiste pyetjen por kësaj here Lavrov u mundua që ta anashkalonte në mënyrë indirekte duke thënë se Rusia nuk ka vënë pengesa për trasnportimin e grurit.

“Ne po i realizojmë qëllimet që i kemi bërë publike. Të pastrojmë Ukrainën nga represioni nazist. Kjo është ajo çfarë po bëjmë. Sa i përket grurit, kemi thënë se mund të transportohet falas deri në destinacionet e parapara. Rusia nuk ka vënë kurrfarë pengese. Atë po e kërkon presidenti ukrainas Zelensky. Nëse ai pyetet akoma, ai duhet t’ju jap leje anijeve të huaja të futen në Detin e Zi. Faleminderit shumë”.-tha Lavrov.

Rusia pretendon se Ukraina është përgjegjëse për minierat e Detit të Zi, gjë që ukrainasit e mohojnë, duke thënë se Rusia është përgjegjëse. Lavrov tha se një lëvizje e Kombeve të Bashkuara për të rivendosur eksportet e grurit të Ukrainës “mund të jetë e dobishme, por ky është një hap simbolik”.



4 Comments

    1. O mashtruesa ky është dialogu i Lavrov me M.Veliun e Zheles!

      🇹🇷🇷🇺🇺🇦 Giornalista ucraino: “Oltre al grano, cosa è riuscita a vendere la Russia di quanto rubato in Ucraina?”

      Lavrov: “Avete sempre il mal di testa su dove rubare qualcosa, e pensate che tutti lo facciano? Siamo impegnati nell’attuazione degli obiettivi che sono stati dichiarati pubblicamente: liberare l’Ucraina orientale dalla pressione del regime neonazista. Questo è ciò che stiamo facendo. E il grano può essere trasportato liberamente a destinazione, non ci sono ostacoli da parte della Russia. Perché ciò avvenga, il signor Zelensky deve dare l’ordine, se è ancora al comando, di permettere alle navi straniere e ucraine di entrare nel Mar Nero.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *