• |
ide | kryesore

Raportuesi për Shqipërinë në CDU: Qëndrimi ndaj PD me ardhjen e Sali Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer vizitoi për disa ditë Shqipërinë ku takoi një sërë përfaqësuesish të partive politike, qeverisë, opozitës dhe diplomatë. Ai thotë se 2 ka qenë fokusi. E para është anetarësimi i Shqipërisë në BE.

“Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE” – thotë Beyer në një shkrim në Facebook.

Temë e dytë e diskutimeve ka qenë situata në Partinë Demokratike.

“Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin.

Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA” – thotë Beyer. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. E di ca do u bej sala ketyre.
    E di ca do u bej….
    Do ti hedh te gjith tuc.
    Nuk e njihni salen ju.
    Eshte Sali berisha ai… O budallenj.
    Ai do fitoj. Eshte e sigurt.

  2. Nuk di cfare do te arije te beje Berisha por kjo nuk me duket e drejte Pse duhet te kemi me shume se nje parti,pse duhet te bejme zgjedhje le te vendosin te huajt per ne shqiptaret sic bene qe nga Tito’s, Stalinet,Mahot e me radhe.Mire apo keq nese nuk zgjedhim me te mirin,ate meritojme por me te mire se cfare na vendosen te tjeret do ta kishim zgjedhur neqoftese ata do mbanin pergjegjes cdo qeveri qe do abuzonte e jo t i krihnin bishtin ne te majte a te djathte kushdo qe te ishte. I pyes at qe do e lexojne kete koment : A do te pranonin te vendoste vellai i tyre a me pak komshiu ne familjet e tyre? Miqesite duhet te jene pa nderhyre tek tjetr .Faleminderit

  3. Kush ja qi robt ktij pederasti. As qent e lagjes se hajn. Shqiptaret i kan zgjedh dhe do i zgjedhin drejtuesit e tyre sipas oreksit te tyre e jo perversave europjane. KAQ.

    1. Po pra. Shqiptaret e zgjedhin vet udheheqien e tyre. Dhe vet do ta zgjedhin Ramen deri nga viti 2034. Pastaj do zgjedhim buze qumshtin sali. Qe do jet ne top form.

      1. Interesant ky lajm. Po Sia nuk i’a bëri njeri pyetjen: si ka mundësi që bashkëpunoni me dikë që në gazetën tuaj më të madhe del si hajdut zgjedhjesh? O na hengshi karin. S’ka ngel debil pa ardhë dhe na thënë se ç’duhet të bëjmë. Pasi nuk i eci me amerikanët që vijnë e thonë lloj lloj broçkulla, tani kanë filluar me gjermanët. Pse si bëni jehonë ju lajmit se ambasadori italian tha se ndërkombëtarët s’kanë pse ndërhyjnë dhe këtë e vendos vota?

  4. Ty vemje i ores 1:15,Rama te shkerdh……. robt,ti kenaqesh. Mjafton te jete ai ne pushtet,por tek e fundit qefin bejne dhe ne vend ja le,nuk u mer gje kur mbaron pune.

  5. Edhe qeverine Kurti e rrezuan amerikanet pas disa muajsh pasi u zgjodh duke perdorur tradhetaret e Mustafes,por populli e zgjodhi perseri Kurtin e Osmanin kurse Mustafen e hodhi ne kosh te plerave.Kjo beri te deshtoje ndarja e Kosoves qe e donin amerikanet.Pra rshte populli qe vendos ,por kur ai eshte kope delesh vendos komshiu

    1. Cilen Kosove donte te ndante Amerika? Ate Kosove qe pa Ameriken s’do ishte? Ne jemi dhi e zgjebosur me bishtin perpjete. Pse nderhyjne nderkombetaret tek punet tona themi, nderkohe qe kemi 30 vjet ne demokraci dhe nje sistem gjyqesor nuk beme dot!
      Mos flasim pastaj per politiken qe po nderrojne karriget nga hajduti ne hajdut!
      Duhet ta ndajme mendjen qe Amerika nuk punon vetem per Shqipetaret, dhe kjo eshte normale qe interesat e saj jane dhe tek Serbet dhe tek Shqiptaret dhe tek Arabet etj etj.
      Populli i mencur duhet te flake tej Berishen, Meten, Ramen e kompani dhe te civilizohet se la leshte me barkun bosh me vrap pas Sales qe bota i thote e keni te KORRUPTUAR kete qe i shkoni nga mbrapa o njerez!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *