• |
ide | kryesore

Tentoi të korruptonte policin në Kapshticë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar nga Kamza, i cili tentoi të korruptonte një punonjës të policisë kufitare në Kapshticë është arrestuar.

“Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

Shtetasi M. L., 37 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Shqipërisë, duke qenë se më parë kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të 37-vjecarit M. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Per 5 000-30 000 euro per nje legalizim nuk quhet, ama per 20 euroooooooooooooooooooooooooooooooo
    papapapapapapapapapapapapapapapappapapapap ky eshte nje korrupsion i llahtarshem ku SPAK do ti
    duhen vite per ta zberthyer kete “krim” te pershpejtimit te procedurave, a thua se ngadalsimi i proce-durave
    me qellim qe te peerfitojne nga rushfetet nuk eshte nje praktike qe ndiqet ne cdo zyre te shtetit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *