• |
ide | kryesore

Video/ “Duam vendin e parë”: pas dëmtimit, Uzuni shënjestron objektivin kryesor të Kombëtares

-Instant, Sport, Video



“Kam pasur një shqetësim në kavilje që kur isha në Granada dhe e lëndova sërish në stërvitjet me Kombëtaren, por tani ndihem shumë mirë dhe jam në formën time mendoj”. Myrto Uzuni, i rikthyer në dispozicion të teknikut Edoardo Reja pas dëmtimit, është gati të ‘xhirojë’ në fushë për të mposhtur Izraelin dhe për të siguruar objektivin kryesor të kuqezinjve, vendin e parë në Grupin 2 të Ligës B. “Presionin e ndjejmë gjithmonë, pasi nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi, ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda, por nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë”, tha beratasi.

Kuqezinjtë vijnë nga një pikë e shoqëruar me një performancë jo veçanërisht brilante kundër Islandës, cka detyron kombëtaren shqiptare të fitojë në ndeshjen e dytë të Nations League kundër Izraelit. “Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë Kombëtarja – tha Uzuni -, por mendoj që çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi edhe një barazim me Islandën, jemi në garë për vendin e parë, që është edhe objektivi ynë”.

Pikërisht Izraeli, një kundërshtar që e njohim dhe kemi precedentë pozitivë e të tjerë jo, kundër të cilëve duhet vetëm fitorja. E tillë sepse është ndeshja e parë në shtëpi dhe në një grup me tre skuadra, për shkak të përjashtimit të Rusisë, muret mike do të bëjnë diferencën. “Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja, ky është objektivi ynë kryesor. E pamë ndeshjen ndaj Islandës, për mua ishte emocion ta shihja ndeshjen nga televizori sa të isha atje. Tani grupi u plotësua i gjithi, përveç mungesës së Roshit, që ndihet pasi ka qenë gjithmonë aty për ekipin. Por tani mendojmë vetëm për fitore, as barazim, as humbje. Do hymë në fushë me këtë ide” përfundoi sulmuesi i Granadas.

https://www.youtube.com/watch?v=yZIFLmOqQko



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *