• |
ide | kryesore

VIDEO/ Makina e shkatërruar me tritol e policit në Kavajë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në garazhin e një pallati në Kavajë rreth orës 22.50 të mbrëmjes së të martës. Mësohet se makina e efektivit të policisë Lulzim Muça, ka shpërthyer nga një sasi eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale. Sakaq, raportohet se mjeti i efektivit të policisë ishte edhe me impiant gazi.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin duke krijuar panik tek qytetarët. Sipas raportimeve efektivi ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet për rastin. ©LAPSI.al

https://video.syri.net/upload/videos/2022/06/ftwKWfERsR8jLmG9YYjz_07_4fddc184bdc1968a159394fcbd6a8492_video_360p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *