• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni kryeveprën e djalit të Adrianos: tregolësh e super gol nga distanca për Adriano Junior

-Instant, Sport, Video



Koha e mirë duket që në mëngjes. Djaloshi Adriano Carvalho, i biri i ish-sulmuesit të Interit, luan për Serrano FC, një klub i Petropolis në shtetin e Rio de Janeiros, i cili luan në divizionin e tretë të kampionatit Carioca. Djali 15-vjeçar ka treguar se është gati të ndjekë hapat e të atit duke shënuar një tregolësh në ndeshjen kundër Serra Macaense: goli i parë është një kryevepër e vërtetë nga distanca, ndërsa të tjerët janë dy gola nga një sulmues tipik i zonës së penalltisë. Vetë Adriano ka festuar arritjet e të birit me një postim në Instagram, duke e quajtur djalin “krenaria e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *