• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e parë e Noizy-t pas shpërthimit me tritol në dyqanin e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e parë e reperit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me tritol në lokalin e tij në Durrës.

Noizy është pyetur rreth orës 04:30 se me kë ka probleme.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit, raporton News24.

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *