• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Levan, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin Levan – Tepelenë, pranë fshatit Buzëmadh.

Burime paraprake flasin për 2 viktima dhe 4 të plagosur.

Rrethanat janë ende të paqarta, por dihet se 2 automjete janë përlasur me njëri – tjetrin.

Zjarrfikësja, policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *