• |
ide | kryesore

Amerikanët dhe Open Balkan/ Reagimet pas ndërhyrjes së Lavrov në lojërat gjeopolitike të rajonit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se Rusia përkrah qartësisht projektin e preferuar rajonal të Edi Ramës, Ballkanin e Hapur, që e quan nismë të Beogradit, provokoi regime nga disa personalitete ndërkombëtare.

Pedagogu amerikan Ed Joseph u pozicionua fort kundër Ballkanit të Hapur dhe argumenti i tij lidhet me Sergei Lavrov.

“Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov, i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë, kur një figurë e tillë thotë që Ballkani i Hapur është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe,’ – u shpreh Joseph.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’. Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një ‘puthjeje vdekjeprurëse’,” – shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson.

Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur.

Për zhvillimet ka reaguar edhe Janusz Bugajski, njohës i mirë i Ballkanit që drejton edhe një emision telviziviv nga SHBA që transmetohet në Ballkan: “Ora e Bugajskit”.

Sipas Bugajskit, Rusia e sheh projektin “Open Balkan” si një mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Eruopës. Bugajski bëri thirrje që ky projekt të bojkotohet.

“Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet te braktisin skemën dhe te mos ndjekin agjenden Moske-Beograd”,shkroi Bugajski në Twitter. 

Një qëndrim më pak kategorik ka mbajtur profesori i universitetit të mirënjohur “John Hopkins”, Daniel Sewer, për projektin e preferuar të Ramës, Open Balkan. Sewer e ka trajtuar çështjen me gjerë, që nga interesat e Kosovës në projekt, nga pikëpamja amerikane dhe përfshirja ruse.

“E vetmja rrethanë në të cilën Kosova duhet të marrë në konsideratë një propozim është nëse i jepet statusi i barabartë me shtetet e tjera sovrane të përfshira. Kjo, me sa kuptoj unë, nuk i është ofruar Kosovës në Ballkanin e Hapur, kështu që propozimi as që duhet të merret parasysh”, –  u shpreh Sewer.

Sewer thotë se iniciativa e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk është hap i duhur për Ballkanin, dhe se sipas tij, të gjitha aktivitetet që supozohet se mund të kryhen në ‘Ballkanin e Hapur’, mund të bëhen edhe në alternativa të tjera, që janë më të dobishme, siç është procesi i Berlinit apo SEFTA.

“Jo me të vërtetë. Gjithçka që kam dëgjuar për Open Balkans sugjeron që aktivitetet e tij mund të kryhen të gjitha brenda Procesit të Berlinit dhe SEFTA-s”, – shtoi shkrutimisht Sewer. 

Profesori amerikan ka komentuar edhe deklaratën e dhënë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili tha se ideja për Ballkanin e Hapur, ishte e Serbisë. Kjo deklaratë, sipas Serëer, do ta pengojë krijimin e një nisme të tillë, për shkak të reputacionit negativ të shtetit rus në Ballkan. Sipas tij, Rusia është e mirëpritur vetëm në Serbi dhe në ‘Republika Srpska-n’, në Bosnjë e Hercegovinë.

“Unë mendoj se shumica prej tyre tani do të kenë mendime të dyta rreth anëtarësimit. Rusia nuk është një faktor i mirëpritur në Ballkan këto ditë, me përjashtim të Serbisë dhe Republika Srpska”, – u shpreh Sewer për PortaliD.

I pyetur se a është edhe në interesin e SHBA-së iniciativa e Ballkanit të Hapur, Serëer u shpreh se personalisht mendon se jo, por se të njëjtin mendim nuk e ndan edhe qeveria amerikane.

“Unë jo, por qeveria amerikane e bën. Ata duhet vendosin se si duhen bërë gjërat”, – u shpreh shkurtimisht Sewer. 

Në fund, profesori thotë se nuk është i sigurt nëse të gjitha vendet pjesëmarrëse do të qëndrojnë gjatë në një iniciativë të tillë. Sipas profesorit amerikan, Ballkani i Hapur në rrethanat aktuale, është një iniciativë e vdekur.

“Nuk jam i sigurt që të gjitha këto pozicione do të mbahen. Mendimi im është se në rrethanat aktuale, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Open Balkans është një letër e vdekur”, – përmbyll profesori Daniel Sewer.

Në takimin e Ohrit të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.

Zhvillimet më të fundit rreth Open Balkan ndodhën këtë javë, kur në Ohër u mbajt samiti i rradhës i këtij projekti kontrovers, ku benzinë zjarrit i hodhi pikërisht Sergei Lavrov, pasi iu ndalua hapësira ajrore nga Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, që ai të udhëtonte drejt Beogradit më datë 6 dhe 7 qershor.

“Duket se ata që luajnë fijet në Bruksel nuk donin në asnjë mënyrë të na jepnin një platformë, ku ne të konfirmonim në kryeqytetin e Serbisë pozicionin e Rusisë mbi problemin e Kosovës dhe problemin e Bosnje Hercegovinës. Ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes vendeve të rajonit” tha Lavrov gjatë konferencës për mediat.

Sipas Lavrov, NATO dhe Bashkimi Europian duan “ta kthejnë Ballkanin në një projekt të quajtur Ballkani i mbyllur”. 

Lexo më tej: Ballkani i Hapur si “armë” e Rusisë kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian 

Megjithë këto zhvillime, i dëguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se SHBA-ja mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Por, Escobar shtoi se shtetet që i janë bashkuar kësaj iniciative duhet të angazhohen për trajtim të barabartë për gjithsecilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë [‘Ballkani i Hapur’] të jetë e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo iniciativë për zhvillim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një trajtim të barabartë”, – deklaroi Escobar.

Escobar ftoi pjesëmarrësit në këtë takim që të harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me iniciativat e tjera aktive në rajon, përfshirë Procesin e Berlinit dhe porositi udhëheqësit e rajonit që të mos e politizojnë iniciativën.

“Unë sinqerisht ju inkurajoj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike. Nuk është një projekt politik. Është një projekt i rëndësishëm ekonomik. Nëse e mbani si iniciativë ekonomike ju do të keni më shumë mbështetje”, – u shpreh i dëguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

©LAPSI.AL 



48 Comments

  1. Respekte pa fund per luftetaret dhe komandantet e UCK qe sot vuajne ne burg,ndersa nje pjese e spihunave dhe bashkepuntore te millosheviqit na shesin patriotizem.

    1. Si do e pagezojne valle iniciativen e radhes treshja famekeqe Lavrov-Rama_Vucic.AbazoVicin spo e perfshij se ai eshte i vogel,pa peshe dhe ndikim, rri poshte tavolines,dhe jo ne tavoline ku treshja anti-shqiptare ben marreveshje dhe komplote? Se asnje emer spo u ngjit, nderkohe atesine/memesine spo ia merr persiper asnje nga ta, me duke do e lene kopil Open Ballkanin.
      10 qershor 2022 -Perkujtimi i Lidhjes se Prizrenit & Fillimi i fundit te OPEN BALLKAN

  2. Te gjithe keta,por sidomos 3 te paret ( Joseph,Bugajski dhe Server) jane miq te deshmuar te Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi prej me shume se 10 vitesh. Nqs keta, qe na duan te miren, dhe jane amerikane, jane jo vetem kunder, por po e kundershtojne me nje gjuhe qe del dhe jashte gjuhes diplomatike, do te thote minimumi qe, ky projket eshte ne dem te shqiptareve, dhe nuk eshte projekt amerikan(sic po na propagandojne). Te mos refuzosh ta takosh, apo mos ta kesh armik Sorrosin dhe kedo tjeter, nuk eshte asgje e keqe, por te besh cfare do ai(se paska ai ndonje interes-mos te harrojme ne fund te fundit ai ehte biznesmen), kur interesi i tij mund te mos jete interes i kombit tend, ate skemi pse e bejme.,dhe sdo ta bejeme, por eshte e turpshme, se si propaganduesit e Rames ,kane filluar ta perdorin djalin e Soros, sikur kete e ka dergu Amerika, dhe po “trembin” disa njerez te vegjel ne Kosove (perfshi Ymerin, Doniken) se gjoja kete projekt e perkrah Amerika, dhe ata per tu duk servila dje per here te pare filluan ta shohin me sy tjeter. Bile Rama me ate fotografine ku ishin 5 shtete dhe Kosova mungonte,ia arriti qellimit qe te tremb disa njerez te vegjel ne Kosove,qe iu duk sikur Kosova u izolua.Jo mor te mjere (Donike,Visar),Kosoven jo vetem nuk e izolon dot Rama dhe Vucic, por eshte me e perkrahur se kurre, dhe se kushdo ne Europe,prandaj mos u frikesoni dhe kuptojeni qe Soros ka ndikim te madh ne Amerike, por nuk perfaqeson ate.Edhe disa komentuesve ketu do ua sugjerojme qe mos ta gogolizojne shum Sorosin, se pastaj keta njerezit e vegjel ne Kosove e marrin me shume seriozisht se duhet. Kosove +Shqiperi me Ameriken. Rama +Abazovici+dhe serbet le te vazhdojnne te jene me ruset.Ndersa prania e ambasadorit Hill pardje ne takim,(nje njeri qe po punon per pavaresine e Kosoves edhe me shume se gjithe qeveria e Rames), ishte thjesht per ta terheq pak Serbine nga Rusia, dhe per te qene deshmitar qe ta ndalonte ndonje komplot nga vicat dhe derrat qe moren pjese ne ate tavoline,por jo se ishte qendrim zyrtar i SHBA

      1. Po kush tha se une po them qe jam ekspert more koke bole, se na lodhet me keto teori? Une po shpreh mendimin si gjithkush tjeter, dhe po e shpreh per nje teme qe me takon dhe mua, ku Rama na ka hyre ne hak (po lufton kunder Kosoves) dhe jo per nje teme se cka behet ne kryesine e PS/Rilindjes. Ai Rama yt bashke me median servile(Top channel psh), po shkojne ne cdo vrime te Kosoves per te gjet ndonje kunder Kurtit(edhe kur ai hajvan quhet Milam Zeka psh), apo opozitare dhe sindikata anti qeveritare,dhe nepermjet tyre, po e lufton qeverine dmth shtetin e Kosoves,(nderkohe Kurti vetem po e injoron dhe spo merret me te) dhe ty te duket me e rende nje koment i imi se sa ato qe ben ai shefi yt. Mbeshtete diku tjeter Ramen o budalle, jo kur do te bashkohet me serbet

        1. Sme rruhet palla as per ramen as per meten. E kam per hajdarat si ty qe vijne ketu e zene ter faqen me delirime fshatareske

  3. Lavrovi sado i keq qe eshte, eshte diplomat dhe i ftohte, pra sbesoj se e nxorri te verteten e Open Ballkan(qe Rama dhe Vucic po na e fshihnin), ne gjaknxehtesi e siper, por ndoshta edhe per t’i bere presion Serbise, qe mos me dil nga rreshti, se te nxorra sekretet(planet) para botes. Ndoshta e nuhati Lavrovi qe po pati 1 % shans qe te realizohet Open Ballkan, do relizohet vetem nqs Serbia premton largimin nga Rusia, dhe prandaj perdori kete metode per ta ndalu largimin e klyshit te saj nga vetja.

  4. Qeveria sorosiane komuniste e amerikes eshte komplet jashte realitetit
    Vetem BE mbetet realiste dhe kupton qe ballkanin e duan ruset

    1. Ti del ne kundershtim me veten ,sepse nqs Sorosi eshte pro Open Ballkan(qe eshte e vertete), dhe administrta Biden eshte kudner, atehere, sqenkan njesoj sic thua ti,dhe qe per mendimin tim beni gabim qe e barazoni nje administrate gjigande te nje shteti me 333 Milion banore me nje individe te vetem(sado i forte qofte ai). Po ne kemi edhe shqiptar ne SHBA afariste te suksesshem me qindra milion euro pasuri.dhe qe kane qene dhe jane lobues shume te fuqishem (deri tek presidenti Bush i vjetri, apo Clinton, McCain,Biden) por sdo te thote qe te barazojme fuqine dhe ndikimin e tyre me gjithe qeverine amerikane. Nuk eshte saktesisht i njejti krahasim, sepse Soros eshte shume me i fuqishem, por jo aq sa po gogolizohet, se me te vertete, kane fillu disa OJQ, gazetare dhe ndonje Donike apo VisarYmerr ne Kosove te frikesohen dhe po e shohin Open Ballkanin me sy tjeter, prandaj mos ta mbivleresojme. Nderkohe propaganda e vellezerve Nazarko pro Open Ballkan, bashke me njerin prej shefave te tyre Pacollin (i cili duhet ti bindet Rames perderisa ia dha aeroportin e e Vlores) eshte e peshtire.

    2. TASHTI QE FOLI LAVROVI U KUJTUN KTA ANALISTET E BYTHES. PO KUR E MBESHTET ESKOBARI PSE NUK E KUNDERSHTOJN ATO .NA PELQEN APO JO NEVE LAVROVI OSHT ZOTNI BURR NE KRAHASIM ME KTO PEDERASTET .

  5. Pas Lavrovit qe beri nje autogol, Escobarit qe e sqaroi njehere e mire qe SHBA e perkrah vetem nqs eshte projekt ekonomik dhe jopolitik, dhe qe te gjithe jane te barabarte, shkelmin e radhes Open Ballkan, ia jep neser kancelari gjerman. RIP Open Ballkan

    1. Meta tha se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë vendim, por theksoi se ka komunikuar me Tritan Shehun

    1. Ballkanini i Hapur eshte nje nisme e cika do sjelle shume te mira per disa vende te botes,ata qe e mbeshtesin jane diplomate dhe dine cfare bejne kurse keta te tjeret nuk jane te afte te kuptojne se cfare eshte e mire per vendin e tyre dhe cfare jo

  6. Open ballkan një nisem qe eshte bere nga kryeminstri i vendit tone dhe nga presidenti i serbis shpresoj qe kjo te jet nje hap pozitiv per te gjithe ne

  7. Open ballkan nje nisem qe do te na hap shume rruge dhe do te na afroj me shume me europen kjo gje eshte krijuar mga kreret e shteteve ballkaninke dhe nuk ka nderyr askush

    1. Mo ropqira se pederastat patronazhist , qeniet mo inferiore te shoqeris shqipetare ska per tpa mo syt e shqiperis .

  8. Po normal te tilla gjera do te thoni ju mer i uruar se nuk ju pelqen qe te behen te mira por doni korrupsionin

  9. ballkani i hapur eshte nje nisme e cila do te ndikoje dhe do te sjelle plot perfitime pozitive pr ne nuk e kuptoj pse duhet te hidhni balt

  10. z,rama po mundohet te krijoje plot gjera pozitive per vendin duke bere keshtu qe te afrohemi me shume bashkimit europian

    1. People are too “messy.” Masses of people are ripe for riots. Large governments can’t take the chance on sudden riots. The people have to be under control.

      Since the masses (in the future) cannot be employed (unless with fake jobs) they have to be illuminated, reduced, or made into slave populations.

      The media is totalitarian in its very nature. the Media usually takes one line…one lie..one narrative…and everyone eats it. The media attacks any person outside of its fake groupthink. that’s what the media now is…an arm of propaganda.

      The Media lies and no democracy can come from lies…only totalitarianism from the left…Big brother and 24/7 surveillance. Its Orwell’s 1984! That’s the future of America. Fact.

      Sorus had to get rid of the last rich democracy. He wanted to make the USA just like every other failed socialist gov in Europe. Europe is on its ass…thank you socialism. When is the last time you bought a new innovative product from Europe – like a computer or a toaster? Not in 60 Years?

      American exceptionalism is needed to make the world in our image. Thats why Soros is a problem to US nationalists.

      Democratic? Liberals want a dictatorship of the left by Diktat – to tell Americans how to act and vote and think. Tell us what kind of family to have..and how to bring up our boys etc.

      Fake science says capitalism is causing global warming? Thus…Get rid of capitalism. Liberal big gov wants to make 24/7 surveillance of all electronic communications…and keep them on record. That’s a danger to freedom.

      No problem???..wait…its happening now. What is democratic about that?

      A liberal gov of the future will find out suddenly one day that you were un-liberal or toxic to a global world….then you will be exposed or fired. Thats how it works….you are being watched to be sure you are “virtuous” according to secular liberal PC rules of virtue.

      Main point: If Soros was so right…and people loved his ideas….then he would not need to buy so many votes..right?

      Think about it. Great ideas…good ideas …make it on their own..not with billions of secret dollars. Money is evil and corrupt with liberals…it comes down to control of your life.

  11. z rama mes open balkan do te sjelle shume zhvillim ne vend dhe do ta afroje m tej Shqiperine me vendet e ballkanit

  12. Open ballkan nje nisme shum e mire per shqiperine e cila na sjell perfitime te medhaja ne vend dhe shpresojme dhe per kosoven te na bashkohet sa me shpejt.

  13. Ballkani i hapur nje nisem e mare nga liderat e ballkanit kjo nuk eshte iniciativ vetem e serbis e gjith ballkanit per nje bashkpunim me te ngusht e me njerit tjetrin

  14. Rama thjesht zbatoi deshiren e qytetareve ne lidhje me ballkanin e hapur te paraqitur ne Keshillimin Kombetar.Kete gje ne e votuam vete dhe me vjen mire qe e kemi votuar

    1. Ai eshte rezultat fiktiv, perndryshe si ka mundesi Rama merr maksimumi 50% te votave, kurse pro vellazerimit me serbet qenkan 60% te shqiptareve? As matematika se lejon kete llogjike,pra edhe sikur 100% e mbeshtetesve te Rames(qe as kjo ska shans te ndodh) te vendosnin te behen militante qorra por jo patriote, prape nuk del ajo shifer. Te beje nje referendum te vertete Rama dhe te shohim gjendjen.

    2. U be ndonje referendum per Ballkanin e hapur dhe nuk e paskemi marre vesh? Apo moren pjese vetem anetaret e sektit rilindas?

  15. Mbeshtetja Amerikane tregon qe nuk eshte nisme e serbis po nisme e perbashket pro europiane .. rusia vetem hodhi shashken qe mos te mbeshtetet ⁸

  16. Nisma e ballkanit te hapur nuk eshte nje nisme serbe perderisa po mbeshtetet edhe nga amerikanet . Prandaj mos hidhni fjale me kunja por shikoni sa nisme e mire eshte .

  17. Nisma e ballkanit te hapur eshte nje nisme shume e mire pasi do na ndihmoje shume ne ekonomine e vendit dhe do zhvillohemi akome me shume

  18. Open ballkan eshte nje nisme shume e vlefshme per vendin tone. Do te shohim shume zhvillime ne cdo aspekt te ekonomise dhe kam besim te plote ne te

  19. Shume pro ballkanit te hapur pas gjithe argumenteve qe ka dhene Rama pse duhet ta mbeshtesin dhe cfare te mirash i sjell vendit tone.Duhet ti bashkohemi te gjithe kesaj nisme dhe te jemi pro sepse kryesorja do te jete ndikimi pozitiv ne ekonomi dhe baskepunimet qe do te kemi qe do te fusin me shpejt e do te jemi me te suksesshem ne tregun nderkombetar.

  20. Z. Rama esht ai qe po e ndryshon per mire kete vend edhe cdo gje do shkoj me se miri. Bashkpunimi me vendet e tjera esht i rendesishem dhe shpresojm qe kosova te behet pjese e ketij projekti

  21. Nisma e ballkanit te hapur do i sjelli vendit tone vetem rritje te ekonomise pasi do jemi shum vende te bashkuara bashk dhe te gjith do bejm per njeri tjetrin

  22. Opozita ka humbur prej Berishës, Metës, luftës së tyre ndaj Perëndimit dhe reformës në drejtësi. Ndërkohë që në vitin 2019, ky grupim la vendet që ju kishin dhënë qytetarët në Parlament me votë, si dhe bojkotuan zgjedhjet vendore të përgjithshme të 30 qershorit. Nuk morën pjesë, madje tentuan me dhunë që të dështonin mbajtjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *