• |
ide | kryesore

Britney Spears martohet në fshehtësi me Sam Asghari

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se  Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari po martohen sot.

Disa burimekanë treguar  për TMZ se çifti do të martohej sot, më 9 qershor dhe do të zhvillonin një ceremoni super të vogël dhe intime me rreth 100 të ftuar. Gazeta raporton se nëna, babi dhe motra e Britney nuk do të jenë të pranishëm në dasmë , por vëllai i saj Bryan është ftuar. Gjithashtu, me sa duket “detajet përfundimtare” janë ende duke u përpunuar, duke përfshirë edhe atë se kush do e shoqërojë këngëtaren drejt altarit.

Dyshja njoftuan fejesën e tyre në shtator, dhe Spears e konfirmoi lajmin në Instagram me mbishkrimin  “Nuk mund ta besoj !!”

Një burim u shpreh E! News në atë kohë që Sam i propozoi në shtëpinë e saj duke thënë: “Sam po vdiste për t’i propozuar Britney-t dhe e dinte se më në fund ishte koha e duhur. Ata janë shumë të lumtur që mund ta ndajnë këtë kapitull të ri së bashku.Ishte shumë private dhe romantike,gjithcka ajo donte. Britney i ka thënë Semit se ai është shpirti i saj binjak dhe se ajo është shumë mirënjohëse që e ka, veçanërisht në këto kohë të vështira.”

Së fundmi , Asghari  zbuloi se ata do ta caktonin datën e dasmës së tyre në maj, duke shkruar në një postim “dita e madhe u caktua! Por askush nuk do ta dijë deri një ditë më pas”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *